Autor: InfoNews

Pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka urdhëruar nga qelia nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit. Në dokumentin dërguar Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve, dhe mban firmën e Veliajt, thuhet se duhet të merren masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike. Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse. Më datë 3 nëntor…

Read More

Edhe pse qeveria ka premtuar se do të rrisë financimet për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda, realiteti i projektbuxhetit tregon një tjetër prioritet: vazhdimin e pagesave për koncesionet e përfolura të shëndetësisë. Financimi i kontratave koncesionare hyn në një fazë të re në vitin 2025, por barra për buxhetin mbetet e lartë. Dy nga marrëveshjet më të kushtueshme — sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale dhe shërbimi i dializës — do të vazhdojnë të përthithin miliona euro deri në fund të 2026-s, përpara se të mbyllen përfundimisht. Vetëm për sterilizimin, pagesat arrijnë kulmin vitin që vjen me 1.9 miliardë lekë,…

Read More

Ajo që nisi si një histori rozë, përfundoi në pengmarrjen e një biznesmeni në Tiranë. Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Celoaliaj, mësoi se biznesmeni e ngacmonte atë. Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth biznesmenin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë. Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng. Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani…

Read More

OSHEE ka finalizuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike, duke e justifikuar me disa arsye që, në fakt, nuk qëndrojnë. Një nga arsyet e përmendura është se nuk mund të parashikohet konsumi që vjen nga makinat elektrike. Sipas drejtuesve të OSHEE-së, ky konsum është i paparashikueshëm dhe ndryshon çdo ditë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ashtu si çdo konsumator tjetër, edhe përdoruesit e makinave elektrike kanë një sjellje mesatarisht të qëndrueshme në kohë. Nuk ndodh që të gjitha makinat të karikohen në të njëjtën orë dhe më pas të shkëputen njëkohësisht nga rrjeti.…

Read More

Tiranë – Dy persona janë arrestuar dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim pasi morën peng dhe dhunuan një 27-vjeçar. Autorët e arrestuar janë identifikuar si: Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani. Njoftimi i policisë:Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në…

Read More

Elvis Shkambi, autori që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja, ka shkruar një letër nga burgu, ku shprehet se ndjen keqardhje për dhimbjen e shkaktuar, por këmbëngul se vendimi i gjykatës ishte i padrejtë. “Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025, është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë”, shkruan Shkambi. Ai pretendon se vendimi i Apelit nuk ishte rezultat i “paditurisë”, por i ndikimeve të tjera. “Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër…

Read More

Gati 16 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. Mësohet se SPAK ia ka dërguar fletëthirrjen Berishës në adresa, në banesën në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Kuvend si edhe në selinë e Partisë Demokratike. Kjo është thirrja e…

Read More

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin. “Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit. Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi,…

Read More

Vlora ishte bashkia e parë që shpalli rezultatin përfundimtar, me pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje, 12.5% të votuesve me të drejtë vote. Kandidatja e Partisë Socialiste, ish-deputetja Brunilda Mersini, fitoi mandatin me 78% ose 15,672 vota. – Advertisement – Kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët mori 2,333 vota (11.68%), ndërsa këshilltari i PD që garoi i pavarur siguroi 1,975 vota (9.88%), me një diferencë prej 358 votash mes tyre. Në Bashkinë e Cërrikut, kandidati i Partisë Socialiste, Florenc Doka, fitoi me 6,201 vota, ose 66.22% të totalit. Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD,…

Read More

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka reaguar në rrjetet sociale duke iu referuar një studimi të fundit të publikuar në Korenë e Jugut, i cili, sipas tij, ngre shqetësime mbi një rritje të ndjeshme të rasteve me tumore tek personat e vaksinuar kundër COVID-19. Në reagimin e tij, Prifti citon një studim epidemiologjik të kryer nga profesori Kim dhe ekipi i tij, mbi një bazë të dhënash që përfshin më shumë se 8 milionë individë. Ai shprehet se studimi ka evidentuar një rritje prej rreth 50% të incidencës së tumoreve tek të vaksinuarit krahasuar me të pavaksinuarit. Sipas tij, “tumoret që…

Read More