Autor: InfoNews

Rreth orës 02:20 të mëngjesit të së shtunës, një sasi lënde plasëse i vendoset restorantit “Perla e Detit” në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz. Pak sekonda më pas autori largohet me biçikletë. 24 orë më vonë policia ka vënë në pranga 3 persona, dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim! Dy prej të dyshuarve emra të njohur për uniformat blu. Në pranga ka rënë Jeton Lami 31 vjeç, ish efektivi i policisë që ishte i fundit që u pa në shoqërinë e Ervis Martinajt para se ai të zhdukej gushtin e vitit 2022. Ish-oficeri i forcave Operacionale, u lirua…

Read More

Policia e Shtetit vijon të përballet me një krizë të thellë besueshmërie, pasi numri i punonjësve të përfshirë në ngjarje kriminale apo të arrestuar për shkelje të ligjit vazhdon të rritet. Në vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm efektivësh rezultojnë të jenë implikuar në veprimtari të paligjshme, duke nxitur shqetësim të gjerë publik. Rasti më i rëndë është atentati mafioz në Rinas, ku një nga viktimat ishte Muçi Shaljani, i njohur me nofkën “Sheqeri”. Shaljani, ndonëse punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, shoqërohej ngushtë me Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit. Të dy kishin udhëtuar drejt Barcelonës…

Read More

Policia vendore e Shkodrës ka zbardhur dinamikën e atentatit që ndodhi mbrëmjen e kalur në këtë qytet, ku u qëllua me armë zjarri ndaj shtetasit Edison Tirana. Lidhur me rastin janë arrestuar dy autorët e ngjarjes Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj, banues në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tyre. Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë automjetin e shtetasit Edison Tirana, 42 vjeç banues në fshatin Trush të njësisë Bërdicë në Shkodër dhe më pas e kanë rrahur atë. Si nisi sherri Konflikti mes tyre ka nisur që…

Read More

Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë në ecje është qëlluar me armë zjarri. Me pas mjeti eshte perplasur me nje barriere ne ane te rruges ne afersi te nje karburanti. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Read More

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar drama financiare në mijëra familje, një institucion shtetëror po vepron në drejtim të kundërt. Posta Shqiptare ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u bërë praktikisht një filial publik i Iute Credit, një prej subjekteve më të kritikuara për interesat e larta dhe praktikat zhvatëse ndaj qytetarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare njoftoi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit drejtpërdrejt në sportelet e saj, duke e paraqitur këtë si një…

Read More

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Sektorin kundër Trafiqeve të Paligjshme, u sekuestruan 2.2 kilogramë kokainë, ndërsa dy persona u arrestuan në flagrancë. Operacioni policor u zhvillua në zonën e Institutit, pas hetimeve dhe vëzhgimeve disa ditore mbi aktivitetin e dy shtetasve, të cilët rezultuan të jenë kushërinj me njëri-tjetrin. Gjatë ndërhyrjes, të dy të dyshuarit kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por janë kapur nga shërbimet e Policisë në afërsi të shinave…

Read More

Më datë 11.11.2025, rreth orës 14:15, në afërsi të rrethit të Rinasit, pranë Aeroportit të Rinasit, nga një mjet tip “Toyota”, me targa greke, i cili ndodhej i ndaluar në anë të rrugës (tek rrethi), kanë zbritur tre persona të maskuar dhe të armatosur. Këta persona kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Mercedes Benz”, me targë AB 099 UO, me të cilin lëviznin shtetasit Gilmando Dani, i datëlindjes 21.04.1978, banues në Tiranë, dhe Muçi Shaljani, i datëlindjes 10.03.1983, banues në Tiranë, alias Mustafa Sheqeri. Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vrarë shtetasi…

Read More

Pas atentatit mafioz në aeroportin e Rinasit, Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht informacion autoriteteve spanjolle informacion për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit, që mbeti i vrarë, dhe mikut të tij Muçi Shaljani allias Sheqeri. Autoritetet e vendit tonë kërkojnë të dhëna mbi qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë, por deri më tani, siç sqarojnë burimetv autoritetet e huaja ende nuk kanë kthyer përgjigje. Blutë kanë vijuar kontrollet në zonë të ndryshme pas atentatit, si në Tiranë, Kamëz, Nikël e Fushë-Krujë. Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët, por deri…

Read More

Tiranë – Monika Marku, 21 vjeçe dhe Suate Çeloaliaj, 25 vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së kryeqyetit pasi tre ditë më parë së bashku me tre të tjerë morën peng një 27-vjeçar. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Klajdi Limani njëri nga bashkëpunëtorët. Më 10 nëntor të 5 rinjtë morën peng për disa orë 27-vjeçarin në Tiranë dhe e dhunuan fizikisht në një apartament. Sipas policisë, 2 nga të arrestuarit vetëm pak pas ngjarjes, Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, 24-vjeçarë si dhe 3 bashkëpunëtorët, arritën që përmes dhunës dhe presionit ta detyrojnë të riun të shkojë në banesën…

Read More

Prezantimi i Akademisë së Tregut Unik (SMA) shënon një fazë të re në procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor — një fazë që fokusohet në forcimin e institucioneve, zhvillimin e aftësive profesionale dhe ndërtimin e besimit të nevojshëm për qasjen në Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian. Si një nga iniciativat prioritare në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, Akademia do të ndihmojë me shndërrimin e angazhimeve reformuese në dije praktike, kapacitete institucionale konkrete dhe mekanizma të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Prezantimi zyrtar u mbajt sot në Podgoricë, në bashkëpunim…

Read More