Autor: InfoNews

Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec. Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, gjykata vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar. Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë. Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ka sqaruar sot, 17 nëntor, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes se ish-presidentit të vendit Ilir Meta nuk i është kufizuar asnjë e drejtë ligjore gjatë qëndrimit në paraburgim. Sipas tij, Meta ka zhvilluar të gjitha takimet e autorizuara nga prokurori dhe nuk i është ndaluar komunikimi telefonik. “Ka 3 600 komunikime telefonike”, ka deklaruar ai, duke theksuar se e vetmja situatë problematike ka qenë një telefonatë e transmetuar në një studio televizive. “Për këtë rast, institucioni i ekzekutimeve penale në “313” ka shqyrtuar incidentin dhe ka vendosur një masë…

Read More

25 vjet burg kërkon Prokuroria e Tiranës për adoleshentin që vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Akuza dha këtë të hënë, më 17 nëntor, konkluzionet përfundimtare për 14-vjeçarin, të cilin e akuzon për vrasjen e Canit dhe plagosjen e një tjetër bashkëmoshatari. Për shkak se autori i dyshuar është i mitur, nëse gjykata pranon pretencën e prokurorisë, ai pritet të dënohet me 12 vite burg, në aplikim të nenit 97 të Kodit për të mitur. Ndërkohë, më 27 nëntor do të mbahet seanca e radhës, ku…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, raportoi të hënën në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku u pyet lidhur me atentatin e rëndë të ndodhur pesë ditë më parë në Rinas. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, akuzoi drejtuesin e policisë se e ka kthyer institucionin në “vegël të krimit dhe mburojë të bandave”, duke iu referuar implikimit të një efektivi në atentat dhe duke nënvizuar se “në aeroport nuk gjendej polic as me satelitin 1 dhe 2”. Sipas Balliut, mënyra si autorët ekzekutuan, u larguan, dogjën makinën dhe zhdukën gjurmët brenda një ore…

Read More

elashe të reja për ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Përveç çështjes së inceneratorëve, apo dhe dosjes “Buka”, e cila ndodhet në fazë gjykimi, Prokurorët e Posaçëm kanë rënë në gjurmët dhe të një transferte të dyshimtë prej 3 milionë eurosh në Austri. Ka qenë vetë prokurori i SPAK që e ka njoftuar hetimin, gjatë një debati me avokatin e Ahmetajt në gjyqin për privatizimin e fabrikës ‘Buka’, ku ish ministri akuzohet për shpërdorim detyre. Pretendimit të avokatit mbrojtës që në rast se SPAK ka një provë të re pse nuk pret përfundimin e hetimeve por ka sjellë çështjen në gjykim, Prokurori…

Read More

TIRANË- Sali Berisha nuk mundi të shmangë këtë herë fletëthirrjen e SPAK për të dëshmuar mbi vrasjen e katër protestuesve në bulevard më 21 janar të 2011. Tre ditë pasi refuzoi të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme me pretendimet se nuk kishte asnjë dijeni për fletëthirrjen, tashmë SPAK ia ka dorëzuar Berishës njoftimin në dorë, kur ai u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Thirrjen e pohoi indirekt edhe para gazetarëve. “Se kur jam ftuar, këtë do e mësoni. Keni durim. Ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua”, tha Berisha. SPAK i ka kërkuar Berishës që…

Read More

Një grup banorësh të zonës së Tragjasit kanë depozituar pranë SPAK një kallëzim penal, në të cilin pretendohet se institucione shtetërore, zyrtarë publikë, si dhe disa kompani private dhe individë të lidhur me investime në zonën e Orikumit, kanë qenë të përfshirë në një skemë të dyshuar të shpronësimit faktik dhe përvetësimit të pronave. Kallëzuesit kërkojnë që Prokuroria e Posaçme të kryejë një hetim të plotë mbi veprimet dhe mosveprimet e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilat sipas tyre kanë kontribuar në vjedhjen e tokave. Në kallëzim ngrihen pretendime për dëbim ekonomik, zhvendosje të popullsisë, privim…

Read More

Tiranë — Vendimi i Postës Shqiptare për të ofruar aplikime për kredite të kompanisë së mikrokredisë Iute Credit në sportelet e saj ka ndezur debat publik dhe ka sjellë kritika nga ekspertë të ekonomisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. Polemikat vijnë në një moment kur Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar vazhdimisht për rritjen e rreziqeve të huadhënies së pakontrolluar dhe për pasojat financiare që mikrokreditë me interesa të larta kanë shkaktuar për shumë familje. Në një njoftim në rrjetet sociale, Posta Shqiptare deklaroi se qytetarët mund të aplikojnë për kredi të Iute Credit “drejtpërdrejt dhe lehtësisht” në sportelet e saj. Kjo…

Read More

Pasditen e 11 nëntorit, Gilmando Dani, një 47-vjeçar i dënuar për krim të organizuar u vra në një atentat mafioz në dalje të aeroportit të Rinasit në një zonë të populluar dhe me prani të të forcave të shumta të sigurisë. Bashkë me Danin u plagos në atentat edhe Mustafa Sheqeri – një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, dhe shoqërues i Danit gjatë një udhëtimi në Barcelonë e kthim. Prania e Sheqerit gjatë atentatit, por edhe hetimet mbi rekrutimin e tij në AMP sollën arrestimin e dy oficerëve të komisariatit numër 3 të policisë në Tiranë të cilët…

Read More

Prokuroria e Tiranës po heton zyrtarisht rolin e OSHEE në atentatin mafioz në Rinas ku mbetën të vrarë Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muci Shaljani alias Sheqeri agjent i AMP-së. Prokurori i çështjes ka kërkuar të gjitha planet e punës dhe ndërhyrjet për remont për zonën e Krujës për shkak se që një natë përpara zona ka qenë në errësirë totale. Prokuroria ka dyshime se atentati ka qenë shumë i organizuar sa ka të përfshirë dhe zyrtarë shtetërorë, përfshirë dhe në OSHEE. Mungesa e energjisë elektrike ka bërë që shumë kamera sigurie të mos punojnë, vec…

Read More