Autor: InfoNews

Hetimet e zhvilluara nga SPAK në kuadër të dosjes AKSHI, kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për një skemë transferimi dhe pastrimi parash. Konkretisht, gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, një shumë totale prej rreth 10 milionë eurosh është transferuar përmes faturimeve drejt një subjekti që ushtron aktivitet në fushën e shpërndarjes së çokollatave dhe biskotave. Nga të dhënat e dosjes rezulton se ndër personat e proceduar ndodhet edhe biznesmeni Rogers Rryta. Sipas hetimeve, ai dhe babai i tij zotërojnë shoqërinë “Mega Distribution”, e cila ushtron aktivitet në fushën e import-eksportit të produkteve ushqimore dhe veshjeve. Në deklarimet e dhëna…

Read More

Është zbardhur dëshmia e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ku ajo tregon për tenderët dhe marrëdhënien e saj me operatorët ekonomikë, duke përmendur edhe Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Mirlinda Karçanaj deklaroi se: “Raport miqësor nuk kam me asnjë, por për t’i njohur i njoh të gjithë, pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka pasur një rast ku kam takuar një operator ekonomik, të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohurit tim, të cilin e kisha takuar…

Read More

Një episod i dokumentuar në dosjen e SPAK, të administruar nga BKH, hedh dritë mbi mënyrën se si Ergys Agasi ka vepruar për të ushtruar ndikim në vendimmarrjen shtetërore, duke përdorur persona të besuar dhe duke ndërhyrë në procese strategjike, nga tenderët publikë deri te projektet e mëdha ndërtimore. Në një komunikim të datës 06.03.2019, të sekuestruar dhe analizuar nga SPAK për të ilustruar “modus operandi”-n e tij, Ergys Agasi flet për një situatë ku, sipas dosjes, ish-ministri Damian Gjiknuri “ishte bërë pengesë” për realizimin e përfitimeve të paligjshme. Nga përmbajtja e komunikimit, SPAK identifikon personin me nofkën “labi” si Elgert Bixha, të cilin Agasi…

Read More

Kanë dalë pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Mece, ngjarje kjo e ndodhur më 12 gusht të këtij viti, poshtë banesës së tij. Në dëshminë që ka dhënë para SPAK-ut, Gerond Mece deklaron se personat, të cilët nuk kanë qenë të maskuar dhe që nuk i ka njohur, kishin të veshura uniforma policie dhe uniforma me mbishkrimin BKH. Në momentin që e kanë ndaluar, i kanë thënë se janë të SPAK-ut dhe se duhet të shkonin me të. https://infonews.al/gjiri-i-manastirit-nen-lupe-e-spak-labi-misterioz-i-agasit-dhe-oligarket-e-ndertimit/ Në këtë moment, Gerond Mece ka deklaruar se nuk ka bërë rezistencë dhe ka hipur në makinë, por gjatë rrugës për…

Read More

Një episod i rëndë i dokumentuar në dosjen hetimore të SPAK zbardh mënyrën se si Gerond Meçe, pronari i kompanisë Advanced Bussines Solutions (ABS( është marrë peng dhe nën dhunë është detyruar të tërheqë ankimimet e depozituara pranë AKSHI dhe Komisioni i Prokurimit Publik. Persona të paidentifikuar kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanosje me armë ndaj Gerond Meçes, duke e detyruar, kundër vullnetit të tij, të hipë në automjetin e tyre. Në këtë mënyrë, atij i është hequr liria në mënyrë të paligjshme sipas SPAK. detyruar Meçen të dorëzojë telefonin celular. Nga ky aparat, ata kanë komunikuar me administratorin e…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet mbi veprimtarinë dhe përfitimet financiare të shoqërisë “Gogel” sh.p.k., në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se veprimet hetimore janë shtrirë edhe në disa kompani të tjera të lidhura ngushtë me këtë shoqëri. Sipas të njëjtave burime, SPAK ka evidentuar marrëdhënie financiare ndërmjet Bashkisë së Tiranës, “One Albania” sh.a. dhe “Gogel” sh.p.k., si dhe lidhje tregtare me subjekte që kanë përfituar fonde publike për aktivitete të organizuara nga bashkia gjatë viteve 2020–2024. Verifikimet tregojnë se këto kompani, përveç kontratave…

Read More

Ergys Agasi vendosi një kamera të fshehtë në zyrën e tij të punës dhe filmoi çdo takim. Pamjet filmike i hodhi në një hard disk që do të sekuestrohej nga SPAK gjatë një hetimi që po zhvillonte në atë kohë për kontrabandë cigaresh. Agasi filmoi veten teksa bënte pazare me shefen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenin Ermal Beqiri. Këto pamje me zë e figurë fundosën Agasin dhe zbuluan një grup kriminal që zhvaste tendera, madje deri te rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe. Më poshtë janë fotot e takimeve të filmuara nga Agasi që ndodhen në dosje hetimore. Por burimet…

Read More

>Prokuroria e Posaçme njoftoi pak dite me pare për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda…

Read More

A kanë përgjegjësi instancat shtetërore për zhdukjen e verës kontrabandë në vilën e Ergys Agasit? Përgjigjja është e drejtpërdrejtë, pa ekuivoke dhe pa nevojë për alibi ligjore: po. Përgjegjësia institucionale nis që nga Prokuroria. Pas inventarizimit të kryer nga punonjësit e Doganave, ai kishte detyrimin ligjor të firmoste urdhrin e sekuestrimit dhe të garantonte ruajtjen e provës materiale. Në vend të kësaj, shteti shqiptar zgjodhi modelin më primitiv të hetimit: shpalli në kërkim kushëririn e Ergys Agasit dhe u tërhoq, duke lënë pa asnjë masë sigurie miliona euro verë kontrabandë në pronën e një prej personave më të kërkuar të…

Read More

Ishte data 28 Maj, 2025, kur SPAK zbuloi se një fabrikë cigaresh në periferi të Librazhdit ishte përdorur prej vitesh si maskim për një grup të strukturuar kriminal në fushën e kontrabandës me vendet e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian, me një dëm të dokumentuar prej më shumë se 36 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit. Kjo u zbulua nga një hetim 2-vjeçar i Prokurorisë së Posaçme, dosje kjo e udhëhequr nga Prokurori Bledar Maksuti. Albania Tabak dhe arrestimi i pronarëve Në qendër të skemës së kontrabandës është, sipas SPAK, kompania “Albanian Tabak Fabrika e Cigareve” dhe pronarët e saj të…

Read More