Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Arrestohet i dehur në timon Martin Mane djali i Samir Manes

    Nga InfoNews15.01.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Arrestohet i dehur në timon Martin Mane djali i Samir Manes

    Djali i biznesmenit Samir Mane është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur shkaktoi një aksident me dëme materiale dhe u konfliktua me efektivët.

    Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë Parlamentit. 28 vjeçari përplasi dy makina të parkuara dhe u largua nga vendi i aksidentit, por u ndalua disa metra më tej nga policia. Sipas njoftimit zyrtar, ai kundërshtoi kryerjen e testit të alkoolit, por testi u krye dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

    “Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë M.M., 28 vjeç, pasi ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, ai i kundërshtoi për testin e alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Efektivi që trajtoi rastin, Azbi Spahiu, bie nga pallati pas presioneve

    Pak orë pas ngjarjes, një efektiv i Policisë Rrugore, Azbi Spahiu, 57 vjeç, ra nga kati i shtatë i një pallati dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Spahiu ishte pjesë e grupit të policëve që ndaluan djalin e Samir Manes dhe më pas është thirrur nga AMP, ku i është kërkuar llogari për veprimet e kryera.

    Sipas Lalës, para se të hidhej, Spahiu i ka dërguar mesazhe të birit ku shkruante se “po i shkatërronin karrierën”.

    “Azbi Spahiu trajtoi rastin e djalit të Samir Manes. Ai u thirr në AMP dhe i është kërkuar llogari për procedurat. Gjendur në kushte presioni, ai i ka shkruar të birit se po i shkatërronin karrierën dhe më pas është hedhur nga lartësia. Ngjarja kërkon hetim të menjëhershëm”, deklaroi Lala.

    Ajo shtoi se djali i biznesmenit, pasi u arrestua, është transferuar në spital duke pretenduar se nuk ndihej mirë, dhe të nesërmen është liruar nga prokurori që ka konsideruar arrestimin të paligjshëm.

    Lala nënvizoi se policia dhe AMP nuk kanë dhënë ende shpjegime të qarta për procedurën e ndjekur ndaj të riut dhe për arsyet e thirrjes së efektivit Spahiu, ndërsa mungesa e transparencës ka shtuar dyshimet.

    “Azbiu është hallka më e dobët. Heshtja e institucioneve e bën edhe më të paqartë situatën. Duhet hetim si për arrestimin e djalit të Manes, ashtu edhe për presionet ndaj efektivit”, theksoi gazetarja.

    Në spital, gjendja e 57-vjeçarit raportohen se është stabilizuar. Ngjarja ka hapur një debat të fortë për presionin ndaj punonjësve të policisë dhe trajtimin e rasteve ku përfshihen persona me influencë.

    Arrestohet i dehur në timon Martin Mane djali i Samir Manes Martin Mane Samir Mane
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Aktualitet

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Aktualitet

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026

    SPAK i vë flakën AKSHI-t, dëshmia super sekret

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Ja lokalet ku shitej droga në Bllok, nga Magic Club, Charls, Libraria e Kino…

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.