InfoNews.al ka mundur të mësojë më shumë detaje rreth aksionit në një lokal të Elbasanit një ditë më parë, ku u arrestuan 14 persona dhe u gjetën e sekuestruan armë zjarri.
Tre nga 14 të arrestuarit ishin të armatosur me pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje.
Hetuesit dyshojnë se po planifikonin ndonjë krim. Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronari i lokalit në Bradashesh, bashkë me djalin e mitur 17-vjeçar. Po kështu, i arrestuar është edhe biznesmeni i Delta Group dhe ish-deputeti i PDIU, Bujar Muça. Ky i fundit u arrestua për kundërshtim të forcave të policisë, gjatë aksionit brenda lokali një ditë më parë.
