Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»AKSHI miniera e hajdutërisë, paralizohen 130 mijë biznese

    AKSHI miniera e hajdutërisë, paralizohen 130 mijë biznese

    Aktualitet Nga InfoNews29.01.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prej më shumë se dy javësh, qindra biznese në të gjithë vendin po përballen me probleme serioze në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit SelfCare, i menaxhuar përmes portalit e Albania. Ekonomistët dhe përfaqësuesit e subjekteve raportojnë vështirësi të vazhdueshme në hyrjen në sistem, i cili bie shpesh dhe mbetet i paaksesueshëm për orë të tëra.

    Situata ka shkaktuar bllokime të drejtpërdrejta në procesin e fiskalizimit, duke penguar lëshimin e faturave dhe kryerjen e veprimeve bazë të përditshme. Në veçanti, të vetëpunësuarit janë më të prekurit, pasi ata përdorin SelfCare si të vetmen mundësi falas për fiskalizim, ndryshe nga bizneset e tjera që janë të detyruara të paguajnë kompani private për programe fiskale.

    Reklamë

    Si pasojë e mosfaturimit, shumë subjekte nuk po arrijnë të arkëtojnë të ardhurat mujore, ndërsa në disa raste janë bllokuar edhe pagesat ndaj klientëve. Probleme të tjera lidhen me mosregjistrimin e certifikatave të reja të fiskalizimit, pamundësinë për fiskalizimin e faturave të importit, si dhe mungesën e rakordimit mes faturave të kontrollit dhe atyre të reflektuara në sistem.

    Në këtë situatë, Aleanca e Profesionistëve të Lirë i është drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme, udhëzim praktik dhe garanci që bizneset të mos penalizohen për shkelje që nuk burojnë nga përgjegjësia e tyre.

    Sipas APL, bllokimet po sjellin pasoja të drejtpërdrejta në ndërprerje të punës, vonesa në faturim dhe arkëtime, rritje të kostove operative, humbje klientësh dhe ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që subjektet nuk i kontrollojnë. Organizata paralajmëron se kjo situatë po ndikon negativisht edhe në arkëtimet tatimore të shtetit.

    Pavarësisht shkresave zyrtare, profesionistët shprehen se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Financave apo nga AKSHI, duke e lënë biznesin në pasiguri totale.

    Burime jozyrtare bëjnë me dije se paralizimi i shërbimeve të e qeverisjes lidhet me një kombinim faktorësh, që nga zvarritja e tenderëve të fiskalizimit, përdorimi i zgjidhjeve teknike pa kontroll të plotë profesional, deri te largimet masive të specialistëve pas nisjes së hetimeve të SPAK.

    Pak muaj më parë, SPAK zbuloi një skemë të gjerë korrupsioni që lidhej me tenderët e AKSHI, një pjesë e të cilëve kishin si objekt ngritjen dhe mirëmbajtjen e sistemeve të e Albania dhe SelfCare. Skandali po tregon se korrupsioni nuk prodhon pasoja vetëm në fazën e tenderimit, por reflektohet drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit dhe në bllokimin e jetës ekonomike.

    Ndërkohë, bizneset mbeten në pritje të një zgjidhjeje konkrete, ose të paktën të një sqarimi zyrtar se kur sistemi do të rikthehet plotësisht funksional, në një kohë kur e Albania, në vend që të lehtësojë aktivitetin ekonomik, po e paralizon atë.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026
    Aktualitet

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026
    Aktualitet

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Aktualitet

    Qeveria Rama rrit TVSH-në për turizmin

    27.10.2026
    Aktualitet

    Ndryshon tatimi mbi pagat, për herë të parë normë 32% për të ardhurat mbi 8 mln lekë në vit!

    27.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Operacion në Bashkinë e Stambollit me 37 arrestime, nënkryetarët e bashkisë janë ndaluar

    27.10.2026

    Danimarka kërkon punëtorë, mes listës edhe shqiptarët…ja si aplikohet për leje

    27.10.2026

    E pabesueshme! Ja sa kushton Topi i Artë

    27.10.2026

    Dosja kriminale e ALBCHROME/ Pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

    27.10.2026

    Qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë nga 20 ne 6%, LISTA me produktet që preken

    27.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026

    Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, 3 llogari bankare me mbi 2.1 mln €, apartamente, makina, jaht e avion

    21.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Ndryshe numri bllokohet…si e çoi Vodafone Albania rimbushjen minimale në 500 lekë! AKEP në gjumë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.