Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

    AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë

    Aktualitet Nga InfoNews09.11.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Partia Demokratike ka denoncuar se ndërkohë që gjendja në shëndetësi është e mjerueshme, me mungesë të theksuar medikamentesh, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit , vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta.

    Zëdhënësja e PD, Genta Vangjeli në një deklaratë nga selia blu deklaroi se vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të shëndetësisë, AKSHI ka shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025.

    Reklamë

    Deklarata e plotë:

    Ndërsa shëndetësia shqiptare ndodhet në një gjendje të mjerueshme, me mungesa kronike të medikamenteve në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nën varësinë e Edi Ramës, vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta.

    Vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të shëndetësisë, AKSHI ka shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025, duke përdorur procedura të mbyllura dhe pa transparencë, me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, dhe me të njëjtin përfitues në çdo rast.

    Kështu:

    Për QSUT-Janë lidhur 4 kontrata mirëmbajtjeje me vlerë totale 4.3 milionë euro (2018, 2020, 2022, 2025).

    Edhe pse objekti është i njëjtë, vlera e kontratave është rritur nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në vitin 2025.

    Për Spitalin Universitar të Traumës-Janë lidhur 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro (2019, 2021, 2023, 2025).

    Vlera është pothuaj trefishuar nga 300 mijë euro në 2019 në 888 mijë euro në 2025.

    Për Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’-Janë lidhur 3 kontrata me vlerë 517 mijë euro (2019, 2022, 2024).

    Në total, 11 kontrata janë dhënë pa garë dhe pa transparencë, me të njëjtin operator ekonomik, duke krijuar një monopol në mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor dhe duke ngritur dyshime serioze për abuzim me fondet publike.

    Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto kontrata dhe të japë përgjigje për pyetjet thelbësore që prekin interesin publik:

    A ka respektuar AKSHI nenin 47 të Ligjit për Prokurimet Publike, sipas të cilit përdorimi i kontratave me negocim pa shpallje lejohet vetëm në situata specifike që nuk duhet të shkaktohen nga vetë autoriteti kontraktor?

    Pse janë rritur fondet limit dhe vlerat e kontratave nga viti në vit, ndërkohë që objekti i shërbimit mbetet i njëjtë?

    Pse për 11 kontrata është përzgjedhur vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar konkurrencën?

    A është reale kostoja e këtij shërbimi që me kontratat e fundit të paktën për QSUNT shkon në 81 mijë euro në muaj për mirëmbajtje sistemi?

    Paratë e qytetarëve shqiptarë duhet të shkojnë për pacientët, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe për furnizimin me medikamente, jo për kontrata të dyshimta që mbushin xhepat e klientëve të pushtetit.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026
    Aktualitet

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026
    Aktualitet

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026
    Aktualitet

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026
    Aktualitet

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Aktualitet

    Çiftet e reja, vëmendje! Ja 4 rrugët për të siguruar një banesë me mbështetjen e shtetit

    25.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nga qiramarrës në pronar, si mund të përfitoni shtëpi përmes programit të strehimit

    25.10.2026

    Doni të ndani pronën me familjarët? Ja çfarë duhet të bëni në e-Albania

    25.10.2026

    Studentët mund të përfitojnë kredi për studimet, ja data e fundit për aplikim

    25.10.2026

    KUJDES! Qeveria ndalon importin e ketyre makinave

    25.10.2026

    Ja si do të transformohet sheshi Nënë Tereza

    25.10.2026
    Më të lexuarat

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    Aktualitet Nga InfoNews20.10.20260

    Tiranë- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme brenda automjetit të tij “Volvo”…

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026

    Lëmsh me shpërblimin e policëve, në MB nuk dinë tabelën e shumëzimit

    20.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”!

    21.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.