Projekti kontrovers i Aeroportit të Vlorës, i cili pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 138 milionë euro ndërsa rrezikon në mënyrë thelbësore zonën natyrore të mbrojtur të Lagunës së Nartës, është vendosur nën hetim nga SPAK, bëhet e ditur nga regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtë informimi publikuar nga ky institucion së fundmi.
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak.
“Nuk jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak”, tha Dumani.
