Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Nuk kishte ndodhur KURRË! Zhytet Euro

    11.09.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

    11.09.2026

    “Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    11.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Olsi Meta me 26 milionë euro pasurime krimi kishte pesë identitete, përdori emrin e një basketbollisti lituanez

    Nga InfoNews30.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Për t’i shpëtuar aktivitetit kriminal dhe trafikut të drogës, Olsi Meta të cilit iu sekuestruan 26 mln euro pasuri ka përdorur 5 identitete të ndryshme.

    Deri në vitin 2009 ai ka mbajtur emrin e lindjes, Olsi Meta. Në janar të vitit 2012, ndryshon dhe mbiemrin, nga Meta në Koni, duke marrë mbiemrin e nënës. Por në maj të këtij viti, ka ndryshuar emrin, nga Olsi në Kristian.
    Sipas dosjes ai rezulton të ketë përdorur dhe dy identitete të tjera, Zdanaivicius Ramunas (lindur më 28.07.1980) dhe Kelys Zydrunas (lindur më 29.04.1987). Por, nga një kërkim në internet rezulton se emri i fundit, Kelys Zydrunas i përkon një basketbollisti të njohur lituanez.

    Reklamë

    Nga kërkimi rezulton se Olsi Meta i ka vjedhur jo vetëm emrin, por përkon edhe data e datëlindjes 29 prill 1987, e cila është përdorur nga ai në mjetet false të identifikimit që i përdorte për t’i shpëtuar autoriteteve të huaja.

    Emri tjetër, i cili është përdorur nga Olsi Meta nuk rezulton i ndonjë personazhi të njohur. Por, emri Zdanavičius Ramunas, që është përdorur nga Meta, rezulton në rrjete sociale. Meta e ka përdorur emrin për të prodhuar mjet identifikimi fals.
    Hetimi pasuror për 45-vjeçarin ka nisur në bazë të ligjit antimafia, dhe ka qenë Policia e Shtetit ajo që ka referuar në prokurorinë e Tiranës, që në muajin prill të vitit 2025. Organi i akuzës ngre dyshime se asetet e shumta që Koni dhe e ëma e tij zotëronin nuk justifikoheshin nga të ardhurat e tyre.
    Dyshimet janë shtuar më shumë edhe në lidhje me disa trasaksione në fushën e shitblerjes së pasurive te paluajtshme dhe te luajtshme, të cilat sipas organit të akuzës janë cilësuar si anormale. Për të faktuar këtë prokuroria ka sjellë në gjykatë si shembull kontratën e blerjes së një vile trekatëshe me pishinë në zonën e Farkës, në pronësi të 45 vjecarit në një nga komplekset me luksose ne kryeqytet, ”Rolling Hills 2”.
    Nga hetimi ka rezultuar se fillimisht për blerjen e saj është rënë dakord në vlerën 808.000 mijë eurove por më pas kjo kontratë është anuluar dhe çuditërisht është bërë një kontratë e re, ku palët kanë rënë dakord për blerjen e së njëjtës pasuri në vlerën e 300 mijë eurove.
    Ndërkohë nuk ka mbetur pas edhe nëna e tij Fitnete Meta. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se kjo shtetase ka shitur dhe blerë disa pasuri të paluajtshme, përmes transaksioneve me pikëpyetje.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Nuk kishte ndodhur KURRË! Zhytet Euro

    11.09.2026
    Aktualitet

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

    11.09.2026
    Aktualitet

    “Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    11.09.2026
    Aktualitet

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026
    Aktualitet

    Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin, reagon kompania: Produkti u izolua

    10.09.2026
    Aktualitet

    Bankers Petroleum shkel premtimet, banorët hyjnë me forcë brenda

    10.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Nuk kishte ndodhur KURRË! Zhytet Euro

    11.09.2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

    11.09.2026

    “Më sulmoi se e pyeta për rrogën e policëve”, Gazetari zbulon të pathënat e ministrit: Besdobëti po ikën me turp

    11.09.2026

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin, reagon kompania: Produkti u izolua

    10.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.