Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë

    Nga InfoNews28.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kapitali

    Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime ditët e fundit, teksa kryeministri thuhet se ka nisur konsultimet për qeverinë e re. Por mes vizitave të shumta, në zyrën e shefit të qeverisë, pati dhe një vizitë disi të pazakontë.

    Dy ditë më parë, mediat raportuan se në Kryeministri mbërriti me urgjencë edhe ish Presidenti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli. Ndonëse vizita e Pacollit u raportua si e lidhur me konsultimet politike, baca nga Kosova kishte një tjetër hall. Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë.

    Kapitali kontaktoi kompaninë Vlora International Airport për këtë çështje, por kompania nuk pranoi të flasë. Megjithatë Kapitali ka mundur të shtjerë në dorë dokumenta zyrtarë që faktojnë se koncesioni i aeroportit të Vlorës është nën sulm.

    Në datën 21 gusht, asambleja e ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, u mblodh me urgjencë në Lugano të Zvicrës. Në rendin e ditës të mbledhjes jashtë radhe kishte vetëm një pikë totalisht të pazakontë dhe shumë të çuditshme.

    “Sot me date 21.08.2025, shoqeria Mabco Constructions SA ortake ne shoqerine “Vlora International Airport -VIA” sh.p.k vendosi kufizimin e çdo transferimi pronesie (te kaluar, te tashem apo te ardhshem) te kuotave te zoteruara nga Mabco ne kapitalin themeltar te VIA, deri ne nje vendimmanje te dyte, dhe te regjistrimit te tyre ne Qendren Kombetare te Biznesit,” thuhet në vendim.

    Ekskluzive/ Pacollit po i bëjnë presion për t'i marrë

    Vendimi i pazakontë i Mabcos

    Pra shoqëria ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë shitje aksionesh në aeroportin e Vlorës. Kjo është njësoj sikur një qytetar të marrë vendim për të ndaluar shitjen e shtëpisë së tij, kur në fakt i vetmi që mund ta shesë shtëpinë është po vet qytetari.

    Çfarë e shtyn një kompani të marrë një vendim të tillë?

    Në fakt, kjo është mbrojtja që Pacolli po i bën vetes nga Zvicra për presionet që po i bëhen në Tiranë për t’i marrë aeroportin. Ose dalja nga një marrëveshje potenciale jopublike. Dhe mënyra se si është formuluar vendimi flet për shitje aksionesh apo marrëveshje në të kaluarën. Kjo hedh dyshime të tjera.

    Skandal ndërkombëtar

    Skandali i rëndë tashmë është ndërkombëtarizuar. Kapitali ka mësuar se kompania ka vënë në dijeni zyrtarisht të paktën dy ambasada në Tiranë se po tentojnë t’i rrëmbejnë biznesin. Kjo ishte me sa duket se arsyeja se pse Edi Rama e priti me urgjencë Behgjet Pacollin në zyrën e tij në kryeministri.

    Në fakt, pritja e Pacollit në ambientet e kryeministrisë është po ashtu e pazakontë. Edi Rama preferon që skandale kaq të mëdha t’i zgjidhë në privat, larg syve të publikut.

    Por këtë herë Edi Rama nuk e zhvilloi takimin privatisht në një nga vilat e tij të shumta qeveritare, por zgjodhi që pritjen ta bëjë në Kryeministri publikisht. Dhe dikush që është mjeshtri më i madh i llogarive në këtë vend nuk bën asgjë pa një arsye.

    Mos e ka bërë Mehmeti me kokën e tij

    Pritja publike e Pacollit në kryeministri është në fakt edhe një mesazh, përmes të cilit Edi Rama po distancon formalisht veten nga skandali që po shpërthen. Kjo rrezikon dikë tjetër; zëvendësen e tij në qeveri, Belinda Balluku.

    Zonja Balluku është titullarja e autoritetit kontraktor për koncesionin e aeroportit të Vlorës. Ajo bashkë me Edi Ramën, janë dy njerëzit e vetëm në Shqipëri që kanë fuqi për t’i rrëmbyer biznesin Behgjet Pacollit. Por sicc koha e ka treguar tashmë në më shumë se një rast, kur intrigat korruptive të qeverisë shpërthejnë në publik, bëhet gjithmonë një kurban dhe kurbani nuk është asnjëherë Edi Rama.

    A do të jetë skandali i Aeroportit të Vlorës tërmeti që do të lëkundë pozitat e ministres më të fuqishme të qeverisë. Kjo mbetet për t’u parë, por tani Belinda Balluku është seriozisht në rrezik.

    Gjithsesi skandali i Aeroportit të Vlorës sapo ka shpërthyer. Gjatë ditëve në vijim me shumë gjasa do të publikohen të tjera detaje. Por e gjitha kjo dëshmon një të vërtetë tragjike. Shqipëria është shndërruar në një vend ku rrëmbehen si njerëzit ashtu dhe bizneset, ditën për diell. Kjo është karakteristika kryesore e një shteti të pastër mafioz./ Kapitali.al

    Behxhet Pacolli
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026
    Aktualitet

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026
    Aktualitet

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026
    Aktualitet

    Monopoli i frikshëm i insulinës nga “Rejsi Farma” – Milionat që Shqipëria paguan më shumë për ilaçin e pacientëve diabetikë!

    09.06.2026
    Aktualitet

    Helmuan Elbasanin, Shapllo dhe Orgocka “shpërblehen” me tenderin 4 milionë euro nga OSHEE me 99 % të fondit!

    09.06.2026
    Aktualitet

    Pas Llamanit, Arben Muçobega merr leje për 15 kulla në kodrat e Farkës

    09.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Fiki pak kamerat…”/ Mand Dhelpra e thirri në takim Eglant Koçin, e tërhoqi zvarrë deri te makina

    09.06.2026

    Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

    09.06.2026

    Bllokohet ndryshimi i administratorit për aeroportin e Vlorës, MABCO çon gjyqtaren në SPAK

    09.06.2026

    Monopoli i frikshëm i insulinës nga “Rejsi Farma” – Milionat që Shqipëria paguan më shumë për ilaçin e pacientëve diabetikë!

    09.06.2026

    Helmuan Elbasanin, Shapllo dhe Orgocka “shpërblehen” me tenderin 4 milionë euro nga OSHEE me 99 % të fondit!

    09.06.2026
    Më të lexuarat

    E vranë? Indetifikohen pengëmarrësit e Eglant Koçit

    Nga InfoNews09.06.20260

    E vranë? Indetifikohen pengëmarrësit e Eglant Koçit Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një…

    DOSJA/ SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir Mane dhe Eva Mane për korruptimi e çiftit Meta-Kryemadhi

    06.06.2026

    EKSKLUZIVE/ E tregojnë pamjet filmike…i zhdukur prej disa ditësh! Policia dyshon se Eglant Koçi është rrëmbyer dhe vrarë

    09.06.2026

    Ja kur do të jap Edi Rama dorëheqjen!

    08.06.2026

    EMRAT/ Ekzekutohet në Paskuqan Ardian Baloshi! Autori i dyshuar arratiset drejt Krujës me Benz

    08.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.