Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    I dënuar më parë për vrasje e drogë, sekuestrohen vila dhe 26 milionë euro pasuri të Kristian Konit

    Nga InfoNews28.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe dy automjete luksoze tip Range Rover dhe Smart të Kristian Konit, të arrestuar për trafik droge në Itali, dhe nënës së tij pensioniste.

    Sipas Prokurorisë, Koni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në shtetin fqinj gjatë periudhës 2007-2012. Nga hetimet, u dokumentuan përdorimi i disa identiteteve të ndryshme dhe transaksioneve financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara në emër të tij, nënës dhe subjektit “Kriol.AL” sh.p.k.

    “Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të: Shtetasit K. K. Shtetases F.M., dhe Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

    Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.

    Policia e Tiranës njofton se pasuritë e sekuestruara arrijnë vlerën 26 milionë e 500 mijë euro.

    Hetimet për këtë çështje u kryen nga prokurori Ndini Tavani.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.

    Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:

    Shtetasit K. K.

    Shtetases F.M., dhe

    Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.

    Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj.

    Sekuestrot janë vendosur me qëllim:

    Parandalimin e tjetërsimit ose përdorimit të këtyre pasurive për qëllime kriminale;
    Garantimin e ekzekutimit të vendimeve të mundshme gjyqësore mbi konfiskimin e tyre;

    Prokuroria e Tiranes siguron opinionin publik se çdo veprim po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin procedural penal dhe masat kundër pastrimit të parave, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.
    Hetimet vijojnë dhe pritet që në vijim të identifikohen edhe pasuri të tjera të lidhura me veprimtarinë kriminale.

    Kristian Konit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026
    Aktualitet

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026
    Aktualitet

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026
    Aktualitet

    E PLOTË/ Kush donte ta vriste dhe kë donte të vriste Dur Bami i Niklës

    26.02.2026
    Aktualitet

    I bëmë puçin Ilir Metës, Kryemadhi: Unë me Ramën donim Erion Veliajn

    26.02.2026
    Aktualitet

    Reni Ashiku irritohet me kamerat: Shifemi nesër…! I dyshuari për sekser në AZHBR thirret në SPAK

    26.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Onkologjiku pa ilace! Evis Sala me 5.6 mln euro pasuri: Nuk janë asgjë për punën që unë bëj

    26.02.2026

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    26.02.2026

    Ermal Beqiri e qerasi me një JAHT, Xhenila Tamizi zbërthehet në SPAK

    26.02.2026

    E PLOTË/ Kush donte ta vriste dhe kë donte të vriste Dur Bami i Niklës

    26.02.2026

    I bëmë puçin Ilir Metës, Kryemadhi: Unë me Ramën donim Erion Veliajn

    26.02.2026
    Më të lexuarat

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK

    Nga InfoNews24.02.20260

    Lidhjet me Ergys Agasin, Orest Sota shet me urgjencë Fortis Beton pas lëvizjeve të SPAK…

    VIDEO/ ANK e Kolajve dhe 2T e Sakove masakruan lumin? Del blof drejtori i ARRSH Ami Kozeli: Ja pasojat e gërryerjes…u shemb edhe hekurudha

    22.02.2026

    Testi për Prokurorinë e Elbasanit! Hetimi për shembjen e rrugës, dy kompanitë dhe provat në terren!

    22.02.2026

    1 mln euro për kokën e tij, nga atentatet te armiqësitë me ish deputetin dhe Vis Martinaj/ Kush është Durim Bami

    26.02.2026

    Dy makina i kaluan sipër 7 vjeçarit! Arrestohen shoferët e aksidentit te Kthesa e Kamzës

    24.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.