Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»U zhduk në Spanjë, çfarë dihet për 30-vjeçarin Miklovan Danaj, mesazhi për familjen: Mos e kërkoni kot…

    U zhduk në Spanjë, çfarë dihet për 30-vjeçarin Miklovan Danaj, mesazhi për familjen: Mos e kërkoni kot…

    Aktualitet Nga InfoNews19.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Prej më shumë se tre muajsh, një 30-vjeçar shqiptar nga Shkodra rezulton i zhdukur në Spanjë, duke lënë pas shumë pikëpyetje mbi fatin e tij. Bëhet fjalë për Miklovan Danaj, i lindur në Gur të Zi, Shkodër, i cili prej datës 11 maj nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete.

    Familjarët e tij, të dëshpëruar, kanë nisur kërkimet në të gjitha drejtimet në Spanjë, ku dyshohet se ndodhej ditën e zhdukjes, por edhe në Shqipëri e Itali, pasi Miklovani kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në qytetin e Pisës.

    Reklamë

    Përveç mungesës totale të kontakteve, familjarët janë përballur edhe me një zhvillim të frikshëm, një person i panjohur u ka dërguar një mesazh ku thuhej: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”. Ky mesazh ka shtuar edhe më shumë dyshimet se i riu mund të ketë qenë viktimë e një ngjarjeje kriminale.

    Burime bëjnë me dije se ai, i njohur ndryshe edhe me nofkën “Keli”, kishte hyrë në rrugën e trafikut të drogës, kryesisht kokainë. Pas largimit nga Italia, ku jetonte me familjen për shumë vite, ai ishte vendosur në Marbella, një qytet i njohur për luksin, por edhe për aktivitetin e grupeve kriminale ndërkombëtare. Pikërisht kjo e bën zhdukjen e tij edhe më të dyshimtë.

    Deri tani, autoritetet në Spanjë nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar mbi hetimet apo gjurmët e mundshme që lidhen me Danajn. Familja e tij, nga ana tjetër, kërkon ndihmën e institucioneve shqiptare dhe italiane, pasi beson se rasti i tij mund të jetë i lidhur me rrjete ndërkombëtare kriminale që veprojnë në zonën e Costa del Sol.

    Ndërkohë që ditët kalojnë, bashkëshortja dhe famiëja e Miklovanit vazhdojnë të kërkojnë informacione kudo, duke mos hequr dorë nga shpresa se ai mund të jetë gjallë. Por, mesazhi kërcënues dhe e kaluara e tij në botën e krimit i mbajnë dyshimet e forta për një fund tragjik.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026
    Aktualitet

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026
    Aktualitet

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026
    Aktualitet

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026
    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

    23.10.2026

    Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

    23.10.2026

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Kolonjë: Mbi 25 milionë lekë punime të paguara, por të pakryera

    23.10.2026

    Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve

    23.10.2026

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.