Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia në kantierin ku po punonte.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios. Viktima është shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur tek firma e ndërtimi qe sipas burimeve eshte “andi construcion”.
Grupi Hetimor i policisë së Tiranës po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”
