Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tiranë

    14.04.2026

    Zjarri te Arlis Sh.P.K, dyshohet se nisi tek dyqani Big Market

    14.04.2026

    Zgjerohet zjarri në Kompleksin e pallateve Arlis sh.p.k

    14.04.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Rinisja e punimeve për HEC-in “Doma” sjell përplasje, policia shoqëron 4 banorë

    Nga InfoNews08.08.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Katër banorë të fshatit Kurdari në bashkinë e Klosit u shoqëruan të mërkurën nga Policia e Matit, pas një përplasjeje me administratorin e kompanisë që po ndërton hidrocentralin “Doma” mbi lumin e Lusës.

    Banorët, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it, u ndaluan nga policia pas pretendimeve të administratorit të kompanisë “Global Interprise Group” dhe një punonjësi të shoqërisë private të sigurisë se ishin kërcënuar dhe se u ishte bllokuar rruga.

    Dhjetëra të afërm dhe banorë të fshatit u mblodhën përpara komisariatit të Policisë Mat, në mbështetje të të shoqëruarve. Ata e cilësuan shoqërimin si të padrejtë dhe thanë për BIRN se përplasja ka qenë e rastësishme dhe pa dhunë.

    “Unë nuk e di ku e gjen guximin përfaqësuesi i kompanisë të vijë në fshat. Ne ja kemi thënë, shko merre përfaqësuesin e bashkisë dhe hajde para popullit. Nëse merr dakordësinë, puna e mbarë. Sot e takuam rastësisht dhe ka pasur vetëm një debat në rrugë, pa i bërë dëm askujt. I jam lutur që të largohet dhe të mos hyjë në hasmëri me popullin e Kurdarisë,” tha Avdulla Avdulli, një nga banorët e shoqëruar.

    Banorët e Kurdarisë thonë se fshati i tyre është kthyer në një zonë të survejuar nga kompania ndërtuese e HEC-it. Sipas tyre, kompania ka vendosur kamera sigurie pranë rrugëve, shkurreve dhe zonave ku ndodhen makineritë, për t’ju thënë se çdo lëvizje e tyre po monitorohet.

    “Fshati është kthyer si një Big Brother, na filmojnë kudo. Edhe në shkurre e lisa ka vendosur kamera. Nuk e di nëse edhe në televizor monitorohen aq shumë sa ne. Ai një milion kamera të vendosë, aty nuk vjen. Ta harrojë,” u shpreh Xhevahir Perlati, një tjetër banor.

    Pas protestave të përsëritura të banorëve, punimet e HEC-it ishin pezulluar në një pjesë të gjurmës së projektit. Këtë javë, kompania ka tentuar sërish të rifillojë punimet në terren, duke nisur gërmimin e kanalit për vendosjen e një tubacioni rreth 4.4 kilometra të gjatë, që do të devijojë një pjesë të rrjedhës së lumit Lusë.

    Sabri Burreli e cilësoi situatën të papranueshme, ndërsa priste para Komisariatit të Matit daljen e bashkëfshatarëve të tij të shoqëruar.

    “Është e tmerrshme çfarë po i bëhet këtij populli në mes të gushtit dhe vapës. Ne i kemi thënë një ‘jo’ të madhe. Në vend që të rrimë në hallet tona, sot na sorollasin rrugëve. Ai ka nisur punimet nga rrjedha e poshtme për të na hedhur hi syve. Pa frikë ka hapur afro 1.5 kilometra trashe. Nëse lejohet kjo, ata do të vazhdojnë me zinxhir deri në derdhjen e lumit të Lusës, duke lënë në të thatë një zonë të tërë që është hambar i Matit, Klosit dhe Bulqizës,” tha Burreli për BIRN.

    Kjo nuk është përplasja e parë mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese. Edhe më herët, katër banorë janë proceduar penalisht pasi kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe largimin e makinerive nga zona, çfarë solli edhe përplasje fizike.

    Ndërtimi i HEC-it “Doma” në njësinë administrative Suç të Klosit është pjesë e një projekti që parashikon ndërtimin edhe të dy hidrocentraleve në lumin Lusë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Banorët pretendojnë se ndërtimi i hidrocentralit do të ketë pasoja të rënda për komunitetin. Sipas tyre, devijimi i rrjedhës së lumit Lusë do të prekë burimet ujore që përdoren për vaditje, duke rrezikuar tokat bujqësore, pemtoret si dhe blegtorinë, që janë burimi kryesor i të ardhurave për familjet e zonës.

    Në qëndrime të mëparshme për BIRN, përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se gjurma e projektit ndodhet rreth 300 metra poshtë zonës së banuar dhe “nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve”. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, në rast pengesash, do të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese për të vijuar punimet.

    Avdulla Avdulli
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tiranë

    14.04.2026
    Aktualitet

    Zjarri te Arlis Sh.P.K, dyshohet se nisi tek dyqani Big Market

    14.04.2026
    Aktualitet

    Zgjerohet zjarri në Kompleksin e pallateve Arlis sh.p.k

    14.04.2026
    Aktualitet

    Si i vodhi stafi i BKT 1 milion dollar nga klientët, INSIG nuk pagoi dëmin

    14.04.2026
    Aktualitet

    Ikën Neritan Buzi, ja kush komandohet te Policia Rrugore

    14.04.2026
    Aktualitet

    Aksioni për Call Center “shkund” Drejtorinë e Tiranës, largohet shefi i Krimit Ekonomik

    14.04.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Kush është Rovena Zoto, prokurorja qe doli mbi policinë për të goditur Call Center-at mashtrues në Tiranë

    14.04.2026

    Zjarri te Arlis Sh.P.K, dyshohet se nisi tek dyqani Big Market

    14.04.2026

    Zgjerohet zjarri në Kompleksin e pallateve Arlis sh.p.k

    14.04.2026

    Si i vodhi stafi i BKT 1 milion dollar nga klientët, INSIG nuk pagoi dëmin

    14.04.2026

    Ikën Neritan Buzi, ja kush komandohet te Policia Rrugore

    14.04.2026
    Më të lexuarat

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90% të fitimit

    Nga InfoNews11.04.20260

    16 mln euro abuzime! Marrëveshja për siguracionin Raiffeisen – SIGAL e Avni Ponari: Shijuan 90%…

    Si e vuri në rresht Inez Hajrulla policinë e Vlorës…SPAK zbulon bisedat: Planifikimi i vrasjes së Gent Qarrit

    13.04.2026

    Për pak ditë bëhej baba, 31-vjeçari humb jetën tek Orange Club në Sarandë, arrestohet administratori Ermal Fataj

    10.04.2026

    Kush pastron lekët me Jet Bank? Pronari shkarkoi veten, roli i Fatbardha Rino! Pjesë e Durana nën hetim nga SPAK

    10.04.2026

    Gjykata e Lartë në ankth për arrestet! Drejtësia me dy standarde? Rasti i Dario Jashari, bleu lirinë me 1 mln euro

    09.04.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.