Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026

    Emisarët e rënë! Rrjeti i mafias shqiptare në Ekuador

    26.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ky është pronari që i doli në mbrojtje kamarierit të dhunuar nga polici për një shishe ujë

    Nga InfoNews28.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një kamarier 18-vjeçar ra pre e dhunës në ambientin e punës. Ngjarja ndodhi në një hotel në zonën e Skelës. Ai u dhunua nga dy persona, sikur flasin pamjet filmike që kanë bërë xhiron e rrjetit. Njëri prej tyre është Ardian Isufi, oficer policie në detyrë, që shfaqet duke e kapur për qafe kamarierin. Ndërsa i dyti, Leart Bimo, që e godet, ndërkohë që polici Isufi nuk ndërhyn.
    “Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar Ardian Isufi, jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit Leart Bimo, 57 vjeç, banues në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç”, njoftoi policia.
    Veprimet e Isufit, që aktualisht ishte Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, janë të pajustifikueshme dhe të dënueshme. Një polic, qoftë dhe jashtë shërbimi, duhet të ndërhyjë në situatë konflikti të shmangë dhunën dhe jo ta nxisë atë. Apo më keq, të jetë vetë dhunuesi.
    Për veprimet e tij, ai u pezullua nga detyra dhe po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Vlorës.

    Por, kjo është vetëm njëra anë e medaljes.
    Pas këtij veprimi të pajustifikueshëm të ish-shefit të qarkullimit në Vlorë, çfarë pason është po aq kriminale. Por këtë pjesë, mediat kanë preferuar të heshtin.
    Vasil Bedinaj, pronari i lokalit, i shoqëruar nga menaxheri i lokalit dhe të paktën 9 persona të tjerë, e kanë rrahur barbarisht policin. Ardian Isufi ndodhet në spital me fraktura dhe i është nënshtruar sot herët në mëngjes ndërhyrjes kirurgjikale.
    Ndërsa publiku në masë ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj kamarierit 18-vjeçar, pse sot policia dhe prokuroria heshtin ndërsa një oficer është dhunuar barbarisht? Ardian Isufi, oficer policie, duhet të kishte parandaluar urgjentisht shpullen ndaj 18-vjeçarit kamarier. Dhe për këtë ai meriton të ndëshkohet, e ndoshta të përjashtohet nga policia. Por vetëgjyqësia, rrahja makabre e tij nga pronarët e lokalit, është gjithashtu një shfaqje e shëmtuar e dhunës së pajustifikuar.
    Kjo është një ngjarje që ka dy të vërteta për të cilat duhet folur hapur e duhen ndëshkuar përgjegjësit. Vetëgjyqësia nuk është mënyrë për të zgjidhur padrejtësitë në një shtet normal. Ndaj, para se të linçohet publikisht një oficer policie, mirë është të tregohet e vërteta siç ka ndodhur. Përndryshe, banditë e policë bashkë nuk do ishte hera e parë që tejkalojnë çdo ligj e rregull pa u hyrë gjemb në këmbë.

    pronari Vasil Bedinja
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Aktualitet

    Emisarët e rënë! Rrjeti i mafias shqiptare në Ekuador

    26.06.2026
    Aktualitet

    SPAK/Koçeku dhe Bedini, lidhje të ngushta me kartelin e Luis Sebrano, SPAK gjen tonelatat e kokainës

    26.06.2026
    Aktualitet

    I akuzuar për kontrabandë njerëzish, del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

    26.06.2026
    Aktualitet

    Dosja ARUBA/ Ambasadorë të përfshirë në trafikun e kokainës, dalin përgjimet: Do vijë ai me targa CD

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026

    Emisarët e rënë! Rrjeti i mafias shqiptare në Ekuador

    26.06.2026

    SPAK/Koçeku dhe Bedini, lidhje të ngushta me kartelin e Luis Sebrano, SPAK gjen tonelatat e kokainës

    26.06.2026

    I akuzuar për kontrabandë njerëzish, del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.