Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    “Eliminim total…”/ Porosia e SHBA për SPAK, por kush janë kompanitë e shqiptarëve që dyshohen për drogë, nga BanaKing tek AlbaFresh

    Nga InfoNews12.07.2025Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pak ditë më parë e ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn është takua me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të institucionit.

    VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe la porosi Dumanit për të goditur dhe hetuar çdo kompani apo person të lidhur me krimin.

    Por cilat janë kompanitë që dyshohet se trafikojnë lëndë narkotike, të përmendura nga mediat e huaja dhe investigimet e prokurorve në Ekuador?

    Importi i bananeve nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë përdoret nga kompani të njohura për të bërë edhe trafikimin e drogës me destinacion Europën.

    Një investigim i medias ekuadoriane Infobae.com i referohet një raporti të C4ADS (Center for Advanced Defense Studies) institut hulumtues jofitimprurës me bazë në Washington tregon se si gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori kanë qenë të përfshira në sekuestrime droge që prej vitit 2014.

    “Masabi Fruit”, për shembull, vazhdoi aktivitetin edhe pas një sekuestrimi droge në prill 2021. Edhe pse dy persona — Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau — u arrestuan dhe u hoqën nga kompania, ajo vazhdoi me një administrator të ri, Shyqyri Xibrau.

    Një model i ngjashëm ndodhi me “Zico Sha”, e njohur gjithashtu si “Bana King LLC”, e përfshirë në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga regjistrat, por u rikthye disa muaj më vonë, ndërkohë që kompania rifilloi importin e bananeve nga Ekuadori dhe vazhdoi tregtinë me mish të ngrirë nga Brazili.

    Me përjashtim të vetëm një kompanie, të gjitha firmat shqiptare që kishin tregti të rregullt bananesh midis Ekuadorit dhe Shqipërisë që nga viti 2022, rezultojnë të lidhura me dërgesa të kontaminuara me kokainë. Është zbuluar madje një model “riciklimi biznesesh”, ku administratorët dhe aksionarët problematikë zëvendësoheshin përkohësisht, për t’u rikthyer sapo të zbehej vëmendja publike.

    “Figura e Trifon Murataj është veçanërisht përfaqësuese. Ky biznesmen, i lidhur me Bana King LLC në SHBA dhe Zico Sha në Shqipëri, ka qenë subjekt i një urdhri arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner që vinte nga Puerto Bolívar, Ekuador”, thuhet në raportin e medias ekuadoriane.

    Megjithatë, siç thekson C4ADS, Murataj u shfaq sërish në regjistrat e kompanisë në gusht 2023 dhe dyshohet se ka vepruar edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe biznese të tjera, përfshirë Vision 22 LLC.

    Aktiviteti i tij tregon për një rrjet që kombinon legalitetin e dukshëm, qëndrimin ndërkombëtar dhe tregtinë logjistike globale — të gjitha brenda të njëjtit sistem.

    Një nga rastet më të dokumentuara është ai i Dritan Rexhepit. Me kombësi shqiptare, ai u arratis nga burgje në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë para se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. U arrestua për trafik kokaine në 2014, por nga burgu në Latacunga, arriti të ndërtonte marrëdhënie me grupe ekuadoriane si “Los Choneros”. Nga qelia drejtoi operacione ndërkombëtare derisa në vitin 2021 iu dha arrest shtëpie, nga i cili më pas u arratis.

    “Infobae” ndoqi rastin e Rexhepit dhe zbuloi si ai i shpëtoi autoriteteve ekuadoriane dhe falsifikoi nënshkrime për të mos u shpallur në arrati. Këto zbulime çuan që, në prill 2023, ish-deputeti dhe kandidati presidencial i vrarë, Fernando Villavicencio, të kërkonte informacion nga shërbimet e burgjeve dhe të denonconte publikisht paligjshmëritë e kryera nga shqiptari. Kjo çoi në shpalljen zyrtare të Rexhepit si i arratisur dhe në lëshimin e një kërkimi nga Interpoli. Ai u kap sërish në Turqi në vitin 2023.

    Një tjetër aktor kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtonte një strukturë që sillte deri në katër tonë kokainë çdo muaj nga Kolumbia përmes Ekuadorit, me destinacion Europën.

    Gjika operonte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive të ligjshme të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme dhe atë të frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres, i cili u vra në vitin 2023.

    BanaKing Hetime Porosia e SHBA për SPAK SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026
    Aktualitet

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026
    Aktualitet

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Aktualitet

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026
    Aktualitet

    Jet Bank Fails at Launch as Website Goes Down

    28.03.2026
    Aktualitet

    Berisha: IUTE Credit dhe Kredo po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes

    28.03.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Babai i Vis Martinajt: Ja ku ma kanë ekzekutuar djalin…

    30.03.2026

    Jet Bank dështon që në nisje, bie faqja online

    28.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026

    Teste sa për sy e faqe, apo pastrim parash? Të kujt janë 10 mijë eurot që izraeliti i JET BANK u dha banorëve të Bigut

    28.03.2026

    Jet Bank Fails at Launch as Website Goes Down

    28.03.2026
    Më të lexuarat

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet e BKH

    Nga InfoNews25.03.20260

    Orest Sota pronar i apartamentit ku jeton Mirlinda Karçanaj? Lidhja me Ergys Agasin dhe verifikimet…

    Skandali me fondet IPARD, SPAK gati komunikimin e akuzave

    28.03.2026

    Dokumetet/ EUROSIG dhe INSIG i Kadri Morina, rrisin fitimet dhe nuk japin dëmshpërblime

    27.03.2026

    Vettingu në polici me hapat e breshkës! Në sitë edhe specialistë

    27.03.2026

    Manipulimi i JET BANK blen banorët e Bigut për testet e aplikacionit?

    28.03.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.