Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë
TIRANË – Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë regjistruar në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën. Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e personit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me ngjarjen dhe një reagim zyrtar nga Policia.
Lajmi në përditësim…

