Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër
Kamëz – Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar në Kamëz, ku dy vëllezër kanë humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar.
Rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi mbeten ende për t’u sqaruar. Pritet që autoritetet të japin informacion zyrtar për dinamikën e krimit dhe personat e përfshirë.

