Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës
DURRËS – Haki Koka, nipi i ish-deputetit dhe ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se është kapur duke mbajtur armë pa leje.
Pas arrestimit, Koka pritet të dalë para Gjykatës së Durrësit, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Ngjarja është nën hetim, ndërsa pritet që gjatë seancës gjyqësore të paraqiten edhe detajet e akuzës dhe rrethanat në të cilat është konstatuar armëmbajtja pa leje.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit.

