Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri bën kërdi

    Nga InfoNews07.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri bën kërdi
    Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri bën kërdi
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri bën kërdi

    TIRANË-Biznesmeni Ermal Beqiri edhe pse i ndodhur në qelitë e paraburgimit në Francë, në Shqipëri kompania e tij vazhdon të fitojë miliona nga tenderat publikë. Beqiri është në pritje të ekstradimit, ku SPAK e ka shpallur në kërkim lidhur me akuzat për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, por Jonaid Myzyri i OPB i ka ofruar një tjetër tender të AKSHI-t për shërbimin e internetit.

    https://infonews.al/pronari-ne-qeli-2-kompanite-e-ermal-beqirit-kacafyten/https://infonews.al/pronari-ne-qeli-2-kompanite-e-ermal-beqirit-kacafyten/

    Reklamë

    Konkretisht sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) me në krye Jonaid Myzyrin ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt “Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI”. Fondi limit i procedurës ishte 2,244,094 lekë pa TVSH, ndërsa oferta e bashkimit NSolution-HORIZON ishte rreth 1.95 milionë lekë pa TVSH.

    Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri fiton

    Në procedurë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomie, ku 3 prej tyre kanë dhënë oferta dukshëm më të ulëta se kompania e Beqirit, por sërish janë skualifikuar nga gara. Bazuar dokumenteve, oferta e NSolution ishte 1,953,792 lekësh pa TVSH, por 315,604 lekë më e lartë se oferta më e ulët e paraqitur nga UNION shpk.

    Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare

    Oferta fituese është po ashtu mbi 258 mijë lekë më e shtrenjtë se ajo e operatorit celular ONE Albania, e cila kishte ofruar 1,695,744 lekë.

    Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri fiton

    Vetë Ermal Beqiri ndodhet në burg dhe në pritje të përballet me drejtësinë shqiptare, por bizneset e tij vazhdojnë të marrin kontrata publike me çmime jo-ekonomike, duke skualifikuar kompani që ofrojnë çmime më të ulëta.

    SPAK ja si e zbuluam Ermal Beqirin: Bleu një kështjellë në Francë

    Ermal Beqiri u arrestua në Francë më 24 korrik. Gjykata franceze i caktoi masën e përkohshme “arrest me burg” me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Biznesmeni u prangos fillimisht nga forcat ajrore franceze, pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly në Seine-Maritime.

    SPAK: Për pasuritë e Ermal Beqiri është kërkuar sekuestro! Al Soft në shtetin francez

    Beqiri është nën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, mes tyre “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

    Ermal Beqiri arrestohet në Francë, KLGJ i jep miliona kompanisë HORIZON mes hetimeve të SPAK

    Hetimet e SPAK, të nisura për çështjen e AKSHI-t, zbuluan edhe një jaht luksoz në pronësi të biznesmenit, në vlerën e rreth 1 milion eurove. Gjithashtu, atij i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij e subjekteve. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete./INFONEWS.AL

    Reklamë
    Në Francë në qeli në Shqipëri Ermal Beqiri bën kërdi
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.