Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Gol 8 mijë euro, shoqja mashtron Kejvina Kthellën! Merret e pandehur kryeinspektore Anela Osmani

    Gol 8 mijë euro, shoqja mashtron Kejvina Kthellën! Merret e pandehur kryeinspektore Anela Osmani
    Nga InfoNews02.09.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Gol 8 mijë euro, shoqja mashtron Kejvina Kthellën! Merret e pandehur kryeinspektore Anela Osmani
    Gol 8 mijë euro, shoqja mashtron Kejvina Kthellën! Merret e pandehur kryeinspektore Anela Osmani
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Gol 8 mijë euro, shoqja mashtron Kejvina Kthellën! Merret e pandehur kryeinspektore Anela Osmani

    Modelja Kejvina Kthella ka rënë pre e një mashtrimi financiar, pasi shoqja e saj, Anela Osmani, dyshohet se i ka marrë një shumë prej 8 mijë eurosh dhe nuk ia ka kthyer.

    Anela Osmani, me origjinë nga qyteti i Gramshit, është proceduar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”, pasi dyshohet se ka marrë në mirëbesim shumën prej 8 mijë eurosh nga modelja Kejvina Kthella.

    Reklamë

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se rasti është denoncuar në Policinë e Tiranës në fillim të muajit maj 2026, ndërsa më 7 maj materiali hetimor ka mbërritur në prokurori për veprime të mëtejshme.

    Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka kërkuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për Anela Osmanin, duke argumentuar se ajo ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit”, sipas paragrafit të parë, pa kaluar në rrethana që sjellin pasoja të rënda.

    Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në rastin konkret nuk ka konsumuar vepër penale. Në përfundim të seancës gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje” për Anela Osmanin.

    Sipas kallëzimit të bërë nga Kejvina Kthella në polici, shumën prej 8 mijë eurosh ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e saj nga puna. Këtë shumë ia kishte lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kthella do të udhëtonte drejt banesës së të afërmve të saj në Lezhë.

    Meqenëse në banesën e saj në Tiranë do të shkonte pastruesja, Kejvina Kthella kishte vendosur që paratë t’i hiqte nga banesa dhe t’ia jepte në ruajtje shoqes së saj, Anela Osmanit.

    Sipas kallëzimit, Osmani e ka marrë shumën prej 8 mijë eurosh, por nuk ia ka kthyer as më vonë, çka ka çuar në nisjen e procedimit penal nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”.

    Fillimisht, Anela Osmani dyshohet se është justifikuar para Kejvina Kthellës duke i thënë se paratë i kishte vendosur në kasafortë, por nuk mund ta hapte atë pasi kishte harruar kodin.

    Pas këmbënguljes së Kejvinës, Osmani ka hapur kasafortën, por sipas pretendimeve të saj, paratë nuk ndodheshin aty.

    Më pas, Anela Osmani ka dhënë një tjetër shpjegim, duke pretenduar se shumën prej 8 mijë eurosh e kishte depozituar në llogarinë e saj bankare. Sipas saj, llogaria ishte bllokuar nga përmbarimi dhe për këtë arsye nuk mund të kryente veprime për tërheqjen e parave.

    Pas këtyre pretendimeve, Kejvina Kthella iu drejtua Policisë së Tiranës, ku depozitoi kallëzim penal ndaj shoqes së saj, Anela Osmani.

    Osmani u arrestua nga policia dhe pak ditë më parë doli para Gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”.

    Reklamë
    Gol 8 mijë euro shoqja mashtron Kejvina Kthellën! Merret e pandehur kryeinspektore Anela Osmani
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026
    Aktualitet

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026
    Aktualitet

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026
    Aktualitet

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Aktualitet

    Arben Muçobega privatizon Llamanin

    09.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Vëzhgimi/ Nga ESP Oil në mes të Bllokut, Bolv Oil, Veliaj Petrol e Eida! Sa të sigurta janë karburantet?

    09.09.2026

    Rama bespremi! Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

    09.09.2026

    Kamioni i kompanisë Geci përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

    09.09.2026

    Spaku në gjumë? Si po kanalizohen paratë e pista te banka izraelite JET BANK ?

    09.09.2026

    Pse hesht SPAK? Sani i JET Bank bankës izraelite ka kapur qeverinë? Fijet që Ahmetaj nxorri zbuluar

    09.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…manovra me targat…!

    04.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.