Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal
    Nga InfoNews25.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    Prej disa ditësh, përdorues të Vodafone Albania kanë denoncuar probleme të vazhdueshme me mbulimin dhe sinjalin telefonik, veçanërisht përgjatë zonave bregdetare të jugut të vendit.

    Shqetësimet janë raportuar në disa prej zonave më të frekuentuara gjatë sezonit turistik, përfshirë Borshin, Vlorën, Himarën, Sarandën dhe Ksamilin, ndërsa probleme me sinjalin janë raportuar edhe në Shëngjin, në veri të vendit.

    Bëhet fjalë për një problem që prek përdoruesit e një prej kompanive më të mëdha të telefonisë celulare në tregun shqiptar. Sipas denoncimeve të qytetarëve, në zona të ndryshme ka pasur vështirësi në kryerjen dhe marrjen e telefonatave, si edhe probleme me shërbimet që kërkojnë lidhje të qëndrueshme me rrjetin celular.

    Një ditë më parë, InfoNews raportoi gjithashtu për një tjetër problematikë të evidentuar në jug të vendit, ku sinjalet e rrjeteve greke kanë ndërhyrë në zonat pranë kufirit. Përdoruesve të Vodafone Albania u është shfaqur edhe mesazhi “Mirë se vini në Greqi”, duke krijuar shqetësim dhe konfuzion te abonentët.

    Vodafone “njeh” Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes…

    Megjithatë, edhe pas dy ditësh me probleme të përsëritura, deri më tani nuk ka pasur një reagim publik nga Vodafone Albania për situatën, as për shkaqet e problemeve dhe as për kohën se kur pritet të rikthehet normaliteti i shërbimit.

    Problemet nuk janë kufizuar vetëm te telefonatat dhe interneti celular. Denoncime janë bërë edhe për pajisjet POS, të cilat përdoren gjerësisht nga bizneset për kryerjen e pagesave me karta. Në disa raste, problematikat me rrjetin kanë sjellë vështirësi në realizimin e transaksioneve, duke shtuar shqetësimet për bizneset, veçanërisht në zonat turistike ku fluksi i pagesave elektronike është i lartë.

    Mbetet për t’u parë nëse Vodafone Albania do të japë një shpjegim zyrtar mbi problematikën dhe nëse do të ndërmarrë masa konkrete për normalizimin e shërbimit në zonat e prekura.

     

    Reklamë
    Vodafone vodafone albania Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Aktualitet

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026
    Aktualitet

    Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…

    25.08.2026
    Aktualitet

    Hashash dhe kokainë në paraburgimin 313

    25.08.2026
    Aktualitet

    Çmenduri në Lushnje! Djali vret nënën me sqepar, babai në gjendje kritike

    24.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026

    Masakra e Dukagjinit/ Zbardhet dëshmia e të mbijetuarit: U shtriva…

    25.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.