Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026

    Punonjës të padeklaruar, moslëshim fature dhe shkelje të tjera në Tregun Agroushqimor të Kasharit

    13.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pronari në qeli, dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP

    Nga InfoNews13.08.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare
    Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pronari në qeli, dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP

    Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet në Francë pas arrestimit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë, dy kompanitë e tij po përballen me Identitek në Komisionin e Prokurimit Publik për një tender me vlerë rreth 100 mijë euro me TVSH duke vijuar punën normalisht pavarësisht mega skandalit të AKSHI-t.

    Siç konstaton Skyweb.al, bëhet fjalë për tenderin e Identitek për “Sistemin Interactive Voice Response (IVR)”, pra sistemin e përgjigjes zanore interaktive, me fond limit 8.18 milionë lekë pa TVSH, procedurë e shpallur më 14 korrik 2026.

    Në garë ka marrë pjesë bashkimi i operatorëve “Soft & Solution” dhe “NSolution”, ndërsa ankesa në KPP është depozituar formalisht nga Soft Solution më 11 gusht, pasi Identitek vendosi skualifikimin e ofertës së tyre.

    Identitek argumenton se NSolution, e cila sipas marrëveshjes së bashkëpunimit do të realizonte 30% të shërbimeve, nuk kishte provuar disponimin e stafit të kërkuar me kontrata pune të vlefshme. Komisioni konstatoi se tre kontratat e paraqitura për punonjësit kishin qenë me afat njëmujor dhe për këtë arsye nuk provonin përmbushjen e kriterit teknik të tenderit.

    Nga ana tjetër, kompanitë kundërshtojnë skualifikimin dhe pretendojnë se Identitek ka zhvilluar në mënyrë të parregullt procesin e vlerësimit.

    Përplasja merr një tjetër peshë për shkak të historisë së dy kompanive. NSolution është shoqëria që Ermal Beqiri bleu në prill 2024, kur quhej “IT Tirana”, duke marrë 100% të aksioneve për rreth 144 mijë euro dhe duke i ndryshuar më pas emrin.

    Soft & Solution është kompania e famshme e Ermal Beqirit, përmes së cilës dyshohet se ka kryer pjesën më të madhe të operacioneve në shërbim të mega skandalit AKSHI. Kompania ka qenë ndër përfitueset e kontratave të mëdha të teknologjisë së informacionit në institucionet publike dhe veçanërisht në AKSHI.

    Pas shpërthimit të hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-t, Soft & Solution u vendos në sekuestro preventive me vendim të GJKKO-së të 20 prillit 2026, ndërsa administrimi i saj iu kalua një administratori të caktuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

    SPAK dyshon se Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi kanë pasur rol qendror në një skemë të organizuar për kontrollimin dhe manipulimin e procedurave të prokurimit të AKSHI-t. Hetimi ka çuar edhe në sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro të personave të përfshirë në procedim.

    Beqiri u arrestua në fund të korrikut në Francë, pas një episodi të pazakontë, teksa pilotonte një avion të vogël civil që kaloi mbi centralin bërthamor të Penly në një lartësi nën kufirin e lejuar. Autoritetet franceze e ndaluan dhe më pas konstatuan se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

    Në Shqipëri, ndaj tij GJKKO ka caktuar masën “arrest në burg” për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, grupit të strukturuar kriminal, kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

    dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP Pronari në qeli
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026
    Aktualitet

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026
    Aktualitet

    Punonjës të padeklaruar, moslëshim fature dhe shkelje të tjera në Tregun Agroushqimor të Kasharit

    13.08.2026
    Aktualitet

    Skandali në Shëndetësi 90% e rekomandimeve të KLSH për pajisjet mjekësore në spitalet nuk u zbatuan

    13.08.2026
    Aktualitet

    Vullnetarët e Illyrian Guard në terren për shuarjen e zjarrit në Priskë

    13.08.2026
    Aktualitet

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026

    Punonjës të padeklaruar, moslëshim fature dhe shkelje të tjera në Tregun Agroushqimor të Kasharit

    13.08.2026

    Skandali në Shëndetësi 90% e rekomandimeve të KLSH për pajisjet mjekësore në spitalet nuk u zbatuan

    13.08.2026

    Pronari në qeli, dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP

    13.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.