Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    Nga InfoNews19.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh
    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit, alternativa e një jete që fillon me borxh

    “Merr kredi për dasmën” – reklama që po normalizon borxhin si dhuratë martese gjendet kudo në rrjet. Të del edhe nëse nuk ke ndërmend të martohesh.

    Reklamë

    Në prag të sezonit të dasmave, kompanitë e mikrokredive kanë nisur një tjetër fushatë agresive, njëra më shumë se të tjerat. Këtë herë duke u ofruar shqiptarëve hua deri në 600 mijë lekë për të organizuar ceremoninë e martesës.

    SKANDALI/ Iute Credit nën hetim! Si çifti mashtrues merrte para në emër të personave në nevojë

    “Në ditën më të bukur, jemi aty për ty”, thuhet në reklamë. Por ajo që nuk tregohet është se dita më e bukur mund të pasohet nga muaj, madje vite këstesh, interesash dhe detyrimesh financiare që ti, si dhëndër ose nuse, nuk i kupton, sepse je përqendruar në atë që thuhet se “ndodh vetëm një herë”. Apo, më mirë, nuk e ke mendjen t’i shohësh, t’i kuptosh në çastet e hutuara të eventit të jetës.

    Është e vështirë të gjesh një mesazh më të rrezikshëm për një shoqëri që ka histori të dhimbshme me mikrokreditë, e cila edhe pa to jeton nën një mbingarkesë borxhesh familjare. Kostot e kësaj ngarkese janë një peshë që shteti shqiptar e rëndon çdo ditë e më shumë, ndërsa joshja për t’iu shtuar atyre me një borxh të ri “të ëmbël” do ta fundoste më ngadalë në gropa pamundësie familjen e re dhe të varfër shqiptare.

    Sociologjia hesht. Shoqëria me ekspertë ekonomikë bën sikur nuk kupton. Në vend që çiftet e reja të inkurajohen ta nisin jetën me kursime, punë dhe stabilitet ekonomik, ato ftohen ta fillojnë martesën me një kredi, qoftë kjo edhe konsumatore. Ndërkohë që borxhi paraqitet si pjesë normale e festës.

    Piranjat e kredive, IUTE e Kredo.al & Co duan të fusin duart tek të dhënat e shqiptarëve në e-Albania

    Marketing?

    Kjo nuk ka se si të jetë një strategji marketingu. Nuk mund të pranohet një model kulturor që promovon konsumin me para që nuk i ke, ndërsa lumturinë e lidh me aftësinë për të marrë hua.

    Ku janë institucionet mbikëqyrëse? Si e monitoron Banka e Shqipërisë mënyrën e reklamimit të kredive konsumatore? A ka ndonjë standard etik për reklama që lidhen me vendime kaq të rëndësishme financiare?

    Hakerat nxjerrin të dhënat e kreditorëve të IUTE Credit ?

    Po Autoriteti i Konkurrencës, bashkë me institucionet e mbrojtjes së konsumatorit, a duhet të shohin për të vlerësuar nëse mesazhe të tilla promocionale krijojnë presion nëpërmjet joshjes psikologjike dhe nxisin konsum të papërgjegjshëm?

    Në të gjitha vendet evropiane reklamat për produkte financiare shoqërohen me paralajmërime të qarta mbi kostot, interesat dhe rrezikun e mbingarkesës me borxhe për klientët e tyre. Ndërsa në Shqipëri, kredia shitet pothuajse si një dhuratë dasme.

    Por, a nuk merr dhe përdor gjithë bota, Evropa, kredi, qoftë mikrokredi? – do pyeste edhe vetë më skeptiku kundër tyre.

    Skema e IUTE Credit! Si një kredi 1000 euro kthehet në makth financiar

    Është e vërtetë, financimi i shpejtë është e vetmja rrugë dhe i nevojshëm. Por në vendet ku Shqipëria aspiron të bëhet pjesë, mekanizmi kredi/mundësi/ekonomi dhe ligj është i garantuar në çdo hap dhe instancë shoqërore. Marrja, garantimi dhe pagimi i kredive në këto vende nuk është një ngjarje e dhimbshme, por një aleancë me interes reciprok. Nuk ka ndodhur kurrë në Austri, Itali apo Gjermani që për një “fustan nuseje” të të marrin një shtëpi, apo një pasuri.

    Në Shqipëri aleanca e kredisë me qytetarin mungon si transporti hekurudhor, apo si shumë shërbime që ofrojnë emrin, por jo besimin e cilësisë.

    Dhe në këto kushte, ku shoqëria jonë “lundron” në pasigurinë për të cilën kanë dalë edhe në protestë, një familje e re nuk duhet joshur të ndërtohet mbi festën e një nate, por mbi sigurinë e shumë viteve që vijnë më pas.

    Dita e bukur e dasmës nuk lejohet të prishet. Është e bukur, e pastër dhe duhet ndihmuar. Kjo është njëra anë.

    Por, nga ana tjetër, dita që duhet të shënojë fillimin e një jete të re s’mund të përdoret për t’i futur çiftet e reja në një rreth vicioz borxhi, nga i cili shumica e kanë vështirë të dalin.

    Ata që s’ia dalin, do fajësojnë ditën e shënuar dhe vetë partnerin, që nuk pati fuqi të mbante gjallë një dashuri ashtu si një kredi./Kontrast

    Reklamë
    alternativa e një jete që fillon me borxh IUTE Credit IuteCredit Shënim: Martesa me kredi te IuteCredit
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026
    Aktualitet

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026
    Aktualitet

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026
    Aktualitet

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Aktualitet

    I vihet tritol Mariglen Lalës në Bathore!

    12.09.2026
    Aktualitet

    Kapet me armë në Durrës, Haki Koka! Nipi i Lefter Kokës

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën – vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

    12.09.2026

    Kokainë mes trëndafilave, Lulzim Caka mes të arrestuarëve në Athinë, i kapet edhe djali

    12.09.2026

    EKSKLUZIVE/ Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

    12.09.2026

    Emri/ Arratisje spektakolare në Greqi, ja kush është shqiptari që theu sistemin

    12.09.2026

    La policinë greke me gisht në gojë, ky është shqiptari që u arratis nga burgu

    12.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026

    Çfarë zbuloi hetimi? Exchange me licencën e AK-INVEST, pika e thyerjes së kriptomonedhave

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.