Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Malli i pastër nga Ekuadori…/ Pazaret me projektet e kullave në Tiranë

    14.07.2026

    Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik…

    14.07.2026

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    14.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik…

    Nga InfoNews14.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik…

    SPAK ka zbuluar rrugën që bënin paratë e krimit nga kullat në Tiranë deri te vilat dhe resortet në bregdet, duke hapur një kapitull të ri në luftën kundër pastrimit të parave.

    Në komunikimet e zbuluara në platformat Sky ECC dhe EncroChat nuk diskutohej vetëm për drogë, armë dhe larje hesapesh, por edhe për ndërmjetësime, ndikim dhe, mbi të gjitha, për mënyrën se si mund të pastroheshin fitimet nga krimi.

    Prapavija e një shpronësimi publik
    Në fund të korrikut 2022, me kërkesë të Bashkisë Tiranë, qeveria shpronësoi rreth 40 pronarë me 3.7 milionë euro për 5,961 m² tokë te ish-aneksi i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” (sot Arena Kombëtare). Toka nevojitej për realizimin e “Shkollës së Biçikletave”.
    Në pamje të parë, bëhej fjalë për një projekt publik me karakter edukativ dhe rekreativ, i cili më herët ishte thënë se do të zhvillohej në Parkun e Liqenit. Por në dosjet e SPAK-ut, kjo pronë shfaq një histori tjetër.

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    Sipas materialeve hetimore të shqyrtuara nga Citizens.al, ish-aneksi i stadiumit kishte qenë objekt i një serie veprimesh të dyshimta të kryera të paktën nga viti 2017 e në vijim, me synim ndërtim pallatesh.
    Në këtë panoramë dalin emra si Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti, Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Arben Ismailaj dhe disa persona të tjerë të dyshuar si pjesë e një strukture që vepronte në disa drejtime: trafik droge, tjetërsim pronash dhe pastrim parash.
    Sipas SPAK-ut, ata kërkonin troje me mangësi apo probleme dokumentesh dhe hynin në kontakt me pronarët pretendentë. Me ta lidheshin kontrata, bliheshin sipërfaqe ose u merrej përsipër nxjerrja e dokumenteve dhe sigurimi i lejeve të ndërtimit.

    ‘Pallati i kuq nga pluhuri i bardhë’/ Si u ngrit kulla “Tirana Garden Building”: Klani “Koçeku” investoi, Ilir Shtufi bëri punimet!

    Pra, njerëz që nuk kishin mundësi, dijeni, akses institucional apo kapacitet financiar për ta regjistruar dhe zhvilluar pronën, futeshin në marrëdhënie me persona që u premtonin lehtësira.
    Në letër, kjo dukej ndërmjetësim, sipërmarrje ose bashkëpunim për zhvillim. Por sipas SPAK-ut, ishte mënyra për të futur nën kontroll prona me potencial të lartë, për t’i kaluar më pas në struktura më të mëdha ekonomike, si projekte zhvillimi apo kompani ndërtimi.
    Trojet siguroheshin përmes falsifikimeve, dhurimeve ose kontratave të maskuara, por edhe përmes blerjeve me vlera të ulëta në raport me atë që prona merrte pasi lidhej me leje ndërtimi.
    Përgjithësisht, personat nën hetim merrnin përsipër dokumentacionin, zhvillimin dhe marrëdhëniet me institucionet, duke e kthyer pronarin fillestar në hallkën më të dobët të një zinxhiri shumë më të madh.

    VKM në shërbim të çunave të kokainës! Projekt kullash te Garda

    Kështu duket se ndodhi edhe me truallin e ish-aneksit të “Qemal Stafës”, i cili kishte kaluar përmes një historie të ndërlikuar dhurimesh, bashkëpronësie, kontratash sipërmarrjeje, revokimesh dhe kërkesash për zhvillim.
    Rreth 880 m² në këtë zonë lidhen me Eldi Dizdarin, i njohur edhe si Denis Matoshi, emër i lakuar nga autoritetet për përfshirje në trafik droge. Hetimi ndaj Dizdarit për kontratat e dhurimit nga Q.G., E.G. dhe O.D. mundësoi të dhënat e para mbi këtë truall.
    Në nëntor 2021, sekuestrimi i pjesës së Dizdarit u bë pikënisje e hulumtimit të imtësishëm të prapavijës së gjithë pronës. Prej tyre u zbuluan veprime të shumta dhurimi nga bashkëpronarët e truallit edhe drejt Artur Shehut, Elton Mehmetit dhe personave të tjerë që, sipas hetimit, lidheshin më pas me rrjete të trafikut të drogës.
    Sipas dosjeve, E.G., D.G. dhe E.R. i kanë dhuruar 330 m² Shehut, të përfaqësuar nga Leonard Bishaj, gjithashtu nën hetim. Ngjashëm ka përfituar 100 m² Xh.D. dhe 50 m² A.Ç., i arrestuar si i dyshuar për trafik droge.
    Në vitin 2022, pak para se qeveria të vendoste shpronësimin e ish-aneksit të stadiumit, Shehu ia dhuroi sipërfaqet e përfituara Xh.D.-së dhe partneres së vëllait të A.Ç.
    SPAK vlerëson se ky zinxhir dhurimesh ishte pjesë e së njëjtës lëvizje që synonte fshehjen e pronarëve përfitues.
    Paralelisht bashkëpronarëve u ishin marrë firmat për zhvillimin e truallit nga kompania A&AMIV, e Klodian Liçajt, i njohur edhe si Joanis Liaçis. Por, sipas SPAK, A&AMIV ishte regjistruar rishtazi dhe nuk kishte as kapitalin dhe as licencat e nevojshme për të siguruar leje ndërtimi.
    Kontratat më pas u zhvendosën te kompania “Kryon.83” e Adrian Ramës.
    Në letër, ndryshimi i kontratave mund të jetë lëvizje normale mes pronarëve dhe zhvilluesve. Por për SPAK-un, kjo tregon se kush e kontrollonte realisht drejtimin e zhvillimit të pronës atje.
    Dyshimet shtohen nga bisedat e përfituara nga komunikimet në Sky ECC, ku të dyshuarit flasin për blerje parcelash te ish-aneksi i stadiumit dhe mundësinë që aty të bëheshin pallate.
    Por gjërat duket se ndryshuan kur parcela e lidhur me Dizdarin u sekuestrua dhe u vu nën sekuestro. Në këtë mënyrë, “Shkolla e biçikletave” u vendos mbi një truall që, sipas SPAK-ut, kishte qenë objekt interesash nga grupe kriminale.
    Pas bllokimit të parcelës së Dizdarit, ata që përfituan më shumë nga shpronësimi duket se ishin pikërisht personat që kishin hyrë njësoj si ai me lëvizje të dyshimta në këtë pronë. Shpronësimi publik iu dha kompensim monetar, por edhe lehtësimin e përkohshëm se ata nuk do të verifikoheshin më thellë.

    A&AMIV Adrian Rama aktualitet Alfredo Hamzai Arben Ismailaj Ardian Zykaj Arena Kombëtare Arena Kombëtare Tiranë Artur Shehu Bashkia Tiranë Denis Matoshi Eldi Dizdari Elton Memeti EncroChat hetimet e SPAK ish-aneksi i stadiumit Qemal Stafa Joanis Liaçis Klodian Liçaj kontrata noteriale korrupsion krimi i organizuar kronikë Kryon.83 kullat në Tiranë leje ndërtimi Leonard Bishaj ndërtim kullash pastrimi i parave pastrimi i parave në Shqipëri pasuri të paluajtshme Prokuroria e Posaçme prona në Tiranë Qemal Stafa qeveria shqiptare sekuestro pasurish Shkolla e Biçikletave Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik… Shkolla e Biçikletave Tiranë shpronësimi i Shkollës së Biçikletave shpronësimi publik Shqipëri Sky ECC SPAK Tirane Tjetersim pronash trafik droge trafik ndërkombëtar droge
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Malli i pastër nga Ekuadori…/ Pazaret me projektet e kullave në Tiranë

    14.07.2026
    Aktualitet

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    14.07.2026
    Aktualitet

    Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

    13.07.2026
    Aktualitet

    Zbulohen bosët e Call Center te Delijorgji: Ernest Kurti, Marjo Myftari, Elio Dyrmishi dhe Amanti Jeshili

    13.07.2026
    Aktualitet

    Goditje për IQOS: Itali, gjobë rekord 7 milionë euro ndaj Philip Morris! Shqipëria hesht

    13.07.2026
    Aktualitet

    Drilon Bushati “vetshpallet Mbret” i Porti të Durrësit

    13.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Malli i pastër nga Ekuadori…/ Pazaret me projektet e kullave në Tiranë

    14.07.2026

    Shkolla e Biçikletave si Autoshkollë Pastrimi Parash! Prapavija e një shpronësimi publik…

    14.07.2026

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    14.07.2026

    Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

    13.07.2026

    Zbulohen bosët e Call Center te Delijorgji: Ernest Kurti, Marjo Myftari, Elio Dyrmishi dhe Amanti Jeshili

    13.07.2026
    Më të lexuarat

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë çunave të drogës në Spanjë: Vlonjatët e sollën…

    Nga InfoNews11.07.20261

    “Furgoni ishte plotë me Agjenta!”/ Dalin bisedat, si DEA amerikane u kapi 450 kg kokainë…

    Vritet në Shkodër Aleksandër Koçeku

    11.07.2026

    Makinetat e Stafukëve, lirohet me kërkesë të Prokurorisë polici

    09.07.2026

    Drilon Bushati “vetshpallet Mbret” i Porti të Durrësit

    13.07.2026

    U vra nga distanca në derë të shtëpisë, Ali Sula kishte një konflikt të hapur

    12.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.