Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Kreu»Aktualitet»4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    Aktualitet Nga InfoNews14.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    SPAK ka zbuluar rrugën që bënin paratë e krimit nga kullat në Tiranë deri te vilat dhe resortet në bregdet, duke hapur një kapitull të ri në luftën kundër pastrimit të parave.

    Reklamë

    ‘Pallati i kuq nga pluhuri i bardhë’/ Si u ngrit kulla “Tirana Garden Building”: Klani “Koçeku” investoi, Ilir Shtufi bëri punimet!

    Në komunikimet e zbuluara në platformat Sky ECC dhe EncroChat nuk diskutohej vetëm për drogë, armë dhe larje hesapesh, por edhe për ndërmjetësime, ndikim dhe, mbi të gjitha, për mënyrën se si mund të pastroheshin fitimet nga krimi.

    Katër çështje të Prokurorisë së Posaçme, të shqyrtuara, tregojnë se si kapitali i dyshuar kriminal ligjërohej përmes kontratave noteriale, të drejtave mbi prona, apartamente, vila, kompani dhe projekte ndërtimi.

    Në qendër të hetimeve janë të paktën dy grupe të lidhura me Luçiano Koçekun dhe Artur Shehun, të dyshuar nga SPAK për përfshirje edhe në trafik ndërkombëtar droge. Të dhënat tregojnë se ata, në bashkëpunim me persona të tjerë, kryenin veprime mbi prona në Tiranë dhe në bregdet.

    Por dosjet e reja të SPAK-ut japin një dimension tjetër. Ato forcojnë dyshimet se pikërisht ky model zhvillimi mund të ketë krijuar kushte të favorshme për integrimin e parave të krimit në tregun e pasurive të paluajtshme.

    Larg Shqipërisë, sikurse dëshmojnë hetimet, të dyshuarit kryesorë organizonin takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Turqi dhe ishujt e Karaibeve, ku, sipas prokurorëve, diskutohej futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë.

    VKM në shërbim të çunave të kokainës! Projekt kullash te Garda

    Në të njëjtën panoramë dalin emra që më pas shfaqen edhe në transaksione pronash dhe investimesh ndërtimi, si Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Alfredo Hamzai dhe të tjerë.

    Në këtë kontekst, SPAK ka përmendur disa projekte të dyshimta në Tiranë, si “Garden Building”, “Golden Tower Residence”, “Colonnade” dhe ish-aneksin e stadiumit “Qemal Stafa”. Paralelisht, i njëjti dyshim shfaqet edhe për projekte në Palasë, Nartë e më tej.

    Për këtë janë bllokuar shuma monetare që, të konvertuara, arrijnë në rreth 140 milionë euro. Krahas tyre, në sekuestro janë përfshirë rreth 50 apartamente ose njësi banimi, 18 vila, 30 automjete, dhjetëra garazhe dhe një sipërfaqe toke që, nëse përfshihen edhe transaksionet e mëdha në jug, shkon në mbi 2.5 milionë m² (250 hektarë).

    Sigurisht, këto janë masa sekuestroje preventive, jo vendime fajësie apo konfiskime përfundimtare. Megjithatë, ato tregojnë shkallën e pasurive që SPAK i konsideron të lidhura me prapavijë kriminale.

    Reklamë
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Reklamë eDigital

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026
    Aktualitet

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026
    Aktualitet

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026
    Aktualitet

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026
    Aktualitet

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Aktualitet

    Gjumi: Pse disa njerëz mund të mbijetojnë me më pak se 5 orë gjumë

    22.10.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Furtuna pas proteste! Ja drejtorët që dorëhiqen deri të hënën

    22.10.2026

    Nga Greqia në Monako, super të pasurit nuk gjejnë dot një vend për të ankoruar jahtet e tyre

    22.10.2026

    Këpucë të personalizuara: Muaj të tërë pritjeje për një palë që mund të kushtojnë deri në 10,000 euro

    22.10.2026

    Pse në Greqi pensionistët po rikthehen në punë…

    22.10.2026

    Kamerat në pallate: Kur mund të thonë fqinjët “jo” dhe çfarë lejohen të regjistrojnë?

    22.10.2026
    Më të lexuarat

    EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia

    Aktualitet Nga InfoNews19.10.20260

    Vrasja e dyfishtë në Kamëz, autori i dyshuar kapet nga policia Dy vëllezër humbën jetën…

    Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

    19.10.2026

    Denoncimi nga punonjësit e Doganës: Presion, emërime dhe largime nga puna sipas qejfit të Besmir Beja, përdor një “pensioniste” për firmosje

    15.10.2026

    U dyshua për atentat, merr tjetër kthesë ngjarja e rëndë në Tiranë/ 46-vjeçari i dha fund jetës me armë zjarri

    20.10.2026

    Të shtëna me armë në Komunën e Parisit në Tiranë, dyshohet për një person të vrarë

    20.10.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga eDigital.al

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.