Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    30.08.2026

    Rama shkel Besën! Plazhi publik nuk është më falas: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

    30.08.2026

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama çon me urgjencë ligjin në Kuvend

    30.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    Nga InfoNews14.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës

    SPAK ka zbuluar rrugën që bënin paratë e krimit nga kullat në Tiranë deri te vilat dhe resortet në bregdet, duke hapur një kapitull të ri në luftën kundër pastrimit të parave.

    ‘Pallati i kuq nga pluhuri i bardhë’/ Si u ngrit kulla “Tirana Garden Building”: Klani “Koçeku” investoi, Ilir Shtufi bëri punimet!

    Në komunikimet e zbuluara në platformat Sky ECC dhe EncroChat nuk diskutohej vetëm për drogë, armë dhe larje hesapesh, por edhe për ndërmjetësime, ndikim dhe, mbi të gjitha, për mënyrën se si mund të pastroheshin fitimet nga krimi.

    Katër çështje të Prokurorisë së Posaçme, të shqyrtuara, tregojnë se si kapitali i dyshuar kriminal ligjërohej përmes kontratave noteriale, të drejtave mbi prona, apartamente, vila, kompani dhe projekte ndërtimi.

    Në qendër të hetimeve janë të paktën dy grupe të lidhura me Luçiano Koçekun dhe Artur Shehun, të dyshuar nga SPAK për përfshirje edhe në trafik ndërkombëtar droge. Të dhënat tregojnë se ata, në bashkëpunim me persona të tjerë, kryenin veprime mbi prona në Tiranë dhe në bregdet.

    Por dosjet e reja të SPAK-ut japin një dimension tjetër. Ato forcojnë dyshimet se pikërisht ky model zhvillimi mund të ketë krijuar kushte të favorshme për integrimin e parave të krimit në tregun e pasurive të paluajtshme.

    Larg Shqipërisë, sikurse dëshmojnë hetimet, të dyshuarit kryesorë organizonin takime në Spanjë, Monako, Gjermani, Turqi dhe ishujt e Karaibeve, ku, sipas prokurorëve, diskutohej futja e sasive të mëdha të drogës në Evropë.

    VKM në shërbim të çunave të kokainës! Projekt kullash te Garda

    Në të njëjtën panoramë dalin emra që më pas shfaqen edhe në transaksione pronash dhe investimesh ndërtimi, si Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Leonard Bishaj, Alfredo Hamzai dhe të tjerë.

    Në këtë kontekst, SPAK ka përmendur disa projekte të dyshimta në Tiranë, si “Garden Building”, “Golden Tower Residence”, “Colonnade” dhe ish-aneksin e stadiumit “Qemal Stafa”. Paralelisht, i njëjti dyshim shfaqet edhe për projekte në Palasë, Nartë e më tej.

    Për këtë janë bllokuar shuma monetare që, të konvertuara, arrijnë në rreth 140 milionë euro. Krahas tyre, në sekuestro janë përfshirë rreth 50 apartamente ose njësi banimi, 18 vila, 30 automjete, dhjetëra garazhe dhe një sipërfaqe toke që, nëse përfshihen edhe transaksionet e mëdha në jug, shkon në mbi 2.5 milionë m² (250 hektarë).

    Sigurisht, këto janë masa sekuestroje preventive, jo vendime fajësie apo konfiskime përfundimtare. Megjithatë, ato tregojnë shkallën e pasurive që SPAK i konsideron të lidhura me prapavijë kriminale.

    Reklamë
    4 kullat prej kokaine në mes të Tiranës Adrian Rama Alfredo Hamzai Artur Shehu Colonnade Elton Memeti EncroChat Erjon Rama Garden Building Golden Tower Residence hetimet e SPAK investime në ndërtim ish-aneksi i stadiumit Qemal Stafa krimi i organizuar kullat në Tiranë lajme SPAK Leonard Bishaj Luçiano Koçeku Nartë ndërtimet në Tiranë Palase pastrimi i parave pastrimi i parave në Shqipëri pasuri të paluajtshme Prokuroria e Posaçme prona ne Shqiperi resorte në bregdet sekuestro pasurish Shqipëri Sky ECC SPAK Tirane trafik ndërkombëtar droge vila në bregdet
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    30.08.2026
    Aktualitet

    Rama shkel Besën! Plazhi publik nuk është më falas: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

    30.08.2026
    Aktualitet

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama çon me urgjencë ligjin në Kuvend

    30.08.2026
    Aktualitet

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    30.08.2026
    Kryesore

    Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

    30.08.2026
    Aktualitet

    “Dua lekët e mija…”/ Si nisi sherri te Flar Boutique Hotel! Burime: Kamarieri qëlloi me gotë…

    29.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Rama shkeli Besën! Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Shqipëria duhet të shfuqizojë ligjin për zonat e mbrojtura

    30.08.2026

    Rama shkel Besën! Plazhi publik nuk është më falas: Bashkitë tarifojnë çadra dhe shezlongë

    30.08.2026

    Shqipëria dërgon 40 ushtarë në Gaza, Rama çon me urgjencë ligjin në Kuvend

    30.08.2026

    Si i shpërndau Vangjel Tavo 130 mln euro tendera

    30.08.2026

    Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

    30.08.2026
    Më të lexuarat

    I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit

    Nga InfoNews26.08.20260

    I vihen prangat në Durrës Ergys Agasit I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi është arrestuar…

    Vodafone “njeh” Borshin si Greqi, skandali me valët, qytetarët: Gjithë ditën pa askes…

    24.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    EKSKLUZIVE/ 2 orë ndjekje nga Elbasani në Durrës! Jo vetëm Agasin, policia gati arrestimin e një tjetër të forti, por nuk u shfaq

    26.08.2026

    EKSKLUZIVE/ Shoferi i Ergys Agasit, kapet edhe Uljan Shpataraku

    26.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.