Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Mafia në Kadastër! Sekuestrohen pronat e përfituara me falsifikim në Durrës

    09.07.2026

    AMP del bllof ? Prokuroria rrëzon arrestimin e policit, urdhëron lirimin e menjëhershëm

    09.07.2026

    KADASTRA në Durrës e INFEKTUAR! Kush janë 12 të ndaluarit

    09.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    AMP del bllof ? Prokuroria rrëzon arrestimin e policit, urdhëron lirimin e menjëhershëm

    Nga InfoNews09.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    AMP del bllof ? Prokuroria rrëzon arrestimin e policit, urdhëron lirimin e menjëhershëm

    Operacioni i bujshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), i koduar “Basti i Fundit”, duket se ka marrë një kthesë të papritur vetëm një ditë pas publikimit të rezultateve.

    Më 7 korrik, AMP njoftoi se kishte goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive në zonën e “Tregut Fshatar” pranë Fushë-Krujës. Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli u zhvillua në një bar-kafe në pronësi të Ahmet Stafukës.

    Një ditë më vonë, AMP bëri të ditur arrestimin e efektivit të Policisë së Shtetit, Lutfi Dervishi, me detyrë Ndihmës Specialist i Policisë në Komunitet për zonën e Fushë-Krujës. Ai u akuzua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

    Por zhvillimet kanë marrë një tjetër drejtim.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Prokuroria e Tiranës, arrestimi i efektivit është vlerësuar i paligjshëm nga organi i akuzës, i cili ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

    AMP nuk i ndahet Sarandës! Ndalohet edhe OPGJ i Krimeve

    Ky zhvillim hedh pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura nga AMP gjatë operacionit “Basti i Fundit”, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga Agjencia lidhur me vendimin e Prokurorisë.

    Ndërkohë, në burg vijojnë të mbahen të arrestuar Sabah Stafuka dhe Fatmir Stafuka, banues në Arrameras, Fushë-Krujë. Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Operacioni “Basti i Fundit”, i prezantuar fillimisht si një goditje ndaj lojërave të fatit të paligjshme, tashmë është shoqëruar me një përplasje mes AMP-së dhe Prokurorisë, pas lirimit të efektivit të policisë me urdhër të organit të akuzës.

    AMP del bllof ? Prokuroria rrëzon arrestimin e policit Lutfi Dervishi urdhëron lirimin e menjëhershëm
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Mafia në Kadastër! Sekuestrohen pronat e përfituara me falsifikim në Durrës

    09.07.2026
    Aktualitet

    KADASTRA në Durrës e INFEKTUAR! Kush janë 12 të ndaluarit

    09.07.2026
    Aktualitet

    Si u zbuluan mashtrimet e Xhoni Hitaj, Igli Margjini e Algers Mahilaj! Bisedat e financieres Aida Vokli

    09.07.2026
    Aktualitet

    DOSJA/ Mashtruesit me Call Center, nga Ornela Çuadari, Klevis Xheleshi, Orjan Mullai, Sindi Hitaj dhe Arben Kalaja

    09.07.2026
    Aktualitet

    Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

    09.07.2026
    Aktualitet

    Goditen mafiozët te Kadastra e Durrësit, 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues

    09.07.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Mafia në Kadastër! Sekuestrohen pronat e përfituara me falsifikim në Durrës

    09.07.2026

    AMP del bllof ? Prokuroria rrëzon arrestimin e policit, urdhëron lirimin e menjëhershëm

    09.07.2026

    KADASTRA në Durrës e INFEKTUAR! Kush janë 12 të ndaluarit

    09.07.2026

    Si u zbuluan mashtrimet e Xhoni Hitaj, Igli Margjini e Algers Mahilaj! Bisedat e financieres Aida Vokli

    09.07.2026

    DOSJA/ Mashtruesit me Call Center, nga Ornela Çuadari, Klevis Xheleshi, Orjan Mullai, Sindi Hitaj dhe Arben Kalaja

    09.07.2026
    Më të lexuarat

    ONE ALBANIA rrit çmimet! Përgjigja për qytetarët: Ne kemi të drejtë, ju JO!

    Nga InfoNews07.07.20260

    ONE ALBANIA rrit çmimet! Përgjigja për qytetarët: Ne kemi të drejtë, ju JO! Prej të…

    Dokumentet/ Si u pastruan rreth 600 mijë euro nga grupi kriminal, SPAK: Blenë 15 mijë m2 tokë nga Raiffeisen Bank

    06.07.2026

    VKM në shërbim të çunave të kokainës! Projekt kullash te Garda

    07.07.2026

    Zbardhen bisedat në Sky ECC: Janë dy të PD dhe një i LSI! 30 mijë euro ryshfet për licencën e “TV ABEG”

    07.07.2026

    Pronari i Sky Tower Vladimir Kosta denoncon Nadir Çaushollin e Green Taxi: Po na shtyjë drejt vetëgjyqësis

    06.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.