Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Përgjimet ‘Aruba’! CEO i FIBANK pas gomones që fshehën trafikantët

    02.07.2026

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen 4 policë në Shkodër

    02.07.2026

    “Hi, I’m Adela…”/ Kush është ‘madrina’ e re e tregut të Call Centerave në Tiranë

    02.07.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Uncategorized

    “Hi, I’m Adela…”/ Kush është ‘madrina’ e re e tregut të Call Centerave në Tiranë

    Nga InfoNews02.07.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    “Hi, I’m Adela…”/ Kush është ‘madrina’ e re e tregut të Call Centerave në Tiranë

    TIRANË – “Hi, I’m Adela, I’m calling you from FCA (Financial Conduct Authority).” Kjo është fjalia me të cilën, sipas denoncimeve të qytetarëve dhe burimeve të ZËRI-t, nisin çdo ditë qindra telefonata drejt vendeve të ndryshme të Evropës nga call center-a që operojnë në Shqipëri.

    Pas goditjeve të njëpasnjëshme të autoriteteve evropiane ndaj skemave të investimeve të rreme online, tregu i call center-ave duket se ka hyrë në një fazë të re. Nëse deri pak kohë më parë fokusi ishte bindja e qytetarëve për të investuar kursimet e tyre në platforma fiktive financiare, tashmë skema që përshkruhet nga burimet e ZËRIT paraqitet ndryshe.

    Sipas informacioneve të mbledhura, qytetarë që kanë qenë më parë viktima të mashtrimeve financiare kontaktohen nga persona që prezantohen si përfaqësues të institucioneve ose agjencive të specializuara për rikuperimin e fondeve. Në bisedë u premtohet se paratë e humbura mund të rikthehen, me kusht që fillimisht të paguajnë një tarifë ose komision për procedurat administrative. Pas kryerjes së pagesës, komunikimi ndërpritet dhe fondet e premtuara nuk rikuperohen.

    Në këtë panoramë të re, sipas burimeve të ZËRI-t, përmenden edhe emrat e Vilma Terpos dhe Hajden Lulajt. Ata dyshohet se janë të lidhur me disa struktura call center-ash që operojnë në Tiranë dhe që kanë në fokus tregje të ndryshme evropiane.

    Paralelisht me aktivitetin e call center-ave, ZËRI ka shqyrtuar edhe aktivitetet e disa subjekteve tregtare që lidhen me personat e përmendur. Një prej tyre është studioja e arkitekturës ALT Architecture, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emër të familjarëve të Hajden Lulajt. Nga verifikimet e kryera rezulton se kompania nuk ka publikuar bilance financiare për disa vite, fakt që ngre pikëpyetje mbi transparencën e aktivitetit të saj.

    ‘Alo’/ Kush është ‘madrina’ e re e tregut

    Përveç kësaj studioje, në dokumentet e konsultuara nga ZËRI rezultojnë edhe subjekte të tjera të lidhura me fushën e marketingut dhe komunikimit. Ndërkohë, një tjetër aktivitet i identifikuar lidhet me sektorin e turizmit luksoz, përmes një kompanie që ofron shërbime me jahte përgjatë bregdetit shqiptar, në Adriatik dhe Jon, Aura Voyage Yachts.Verifikimet e ZËRI-t kanë evidentuar gjithashtu një ekspozim të konsiderueshëm në rrjetet sociale, ku shfaqen udhëtime të shpeshta jashtë vendit, automjete luksoze, marka të njohura veshjesh dhe pushime në destinacione elitare. Kush nuk po i shikon vallë?/ZËRI

    "Hi I'm Adela..."/ Kush është 'madrina' e re e tregut të Call Centerave në Tiranë Vilma Terpo dhe Hajden Lulaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Uncategorized

    Nga “qindarkat” tek fshatrat turistikë, si “oligarku” i call center-ave Ermal Peti mori leje për ndërtim komplekse vilash

    29.06.2026
    Uncategorized

    Helmimi i 60 studentëve të policisë/ “Sori-Al”: Fajin e kanë studentët

    25.06.2026
    Uncategorized

    Kryemadhi nxjerr SMS-të me Ramën: Duhet mbyllur shpejt…

    19.06.2026
    Uncategorized

    FLUX FUSION “prestanome” e trafikantëve, kompania e mohon! SPAK: Pronarët janë Elton Mehmeti dhe nipat e Mirit të Xhikës

    17.06.2026
    Uncategorized

    Lizandër Saraçi drejtori i Raiffeisen Bank në protestën kundër qeverisë

    09.06.2026
    Uncategorized

    Rikthehet pas më shumë se dy dekadash/ Festivali i Pranverës ngjitet sërish në skenën e RTSH-së, zgjidhen 12 finalistët

    07.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Përgjimet ‘Aruba’! CEO i FIBANK pas gomones që fshehën trafikantët

    02.07.2026

    Arratisja e Hasan Ferracakut, arrestohen 4 policë në Shkodër

    02.07.2026

    “Hi, I’m Adela…”/ Kush është ‘madrina’ e re e tregut të Call Centerave në Tiranë

    02.07.2026

    SPAK: Zoto dhe Mërtiri nxorrën 30 milionë euro cash nga inceneratori

    02.07.2026

    Wizz Air e bën sërish! Braktis dhjetëra shqiptarë në Trieste

    02.07.2026
    Më të lexuarat

    U krijua dhe u shit 1 euro, kjo është kompania që ka marrë 158 hektarë në Bashkinë Vlorë dhe zonën e Nartës

    Nga InfoNews01.07.20260

    U krijua dhe u shit 1 euro, kjo është kompania që ka marrë 158 hektarë në…

    Po policia? Shpërthen reklamimi i prostitucionit në Tik Tok, qindra eskorta të huaja në Tiranë

    29.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026

    Adi Çoba shëtiste Durrësit! BKH e kap pa njoftuar policinë…Frikë për dekonspirim?

    01.07.2026

    EMRI/ Plagoset ne armë i riu në Pogradec, policia e njeh…

    29.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.