Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Çfarë fshihej pas medias? Grupi i kokainës ngriti televizion, radio e portal: Politika do na lutet! LISTA e gazetarëve

    25.06.2026

    Skandal brenda Policisë! Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon dhe shan…pezullohet nga detyra

    25.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Plaçkitësit i lëshohen Sarandës! Banorët e fshatit Manastir në terror: Po na rrëmbejnë pronat

    Nga InfoNews06.06.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Plaçkitësit i lëshohen Sarandës! Banorët e fshatit Manastir në terror: Po na rrëmbejnë pronat

    Huqi del me shpirtin. Teksa Shqipëria është derdhur në rrugë e revoltuar për grabitjen e bregdetit dhe keqqeverisjen e vendit, qeveria është duke vënë në jetë një tjetër plan, i cili kërcënon shpërnguljen e një fshati të tërë në Sarandë për të rrëmbyer pronën.

    Bëhet fjalë për fshatin Manastir, i cili gjendet pranë plazhit të shumë lakmuar të Pasqyrave. Banorët e fshatit kanë marrë informacione nga bashkia se në pronat e tyre ka një plan zhvillimi për një projekt të madh turistik, raporton Saranda ëeb. Kjo i ka alarmuar duke i nxjerrë në protestë.

    “Shkuam në bashki dhe i thamë na jepni dokumentat e tokave. Ai tha po, keni shumë të drejtë, por mua më ka ardhur një letër nga Tirana që juve u kanë bërë me të kuqe. I thamë ne si ka mundësi, të bëhet me të kuqe tërë fshati? Nuk e di si është muhabeti, na tha ai. Kërkojeni,” u shpreh i revoltuar një banor.

    Hordhitë e plaçkitësve i lëshohen Pasqyrave në

    Banoret e Manastirit ne proteste

    Prej muajsh, banorët e Manastirit, pranë Plazhit të Pasqyrave në Sarandë, janë duke jetuar nën ankth dhe pasiguri. Familje të tëra, që kanë ndërtuar jetën e tyre në këtë zonë prej më shumë se tre dekadash, tashmë janë futur në rreth të kuq.

    Ata thonë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar nga shteti, por në mënyrë informale janë njoftuar se shtëpitë e tyre do të shemben për t’i hapur vendin ndërtimit të një fshati turistik.

    “Ne nuk jemi kundër zhvillimit. Nëse shteti ka një projekt për këtë zonë, jemi të gatshëm të përshtatim edhe shtëpitë tona sipas standardeve dhe projektit të propozuar. Por nuk do të pranojmë kurrë që të dëbohemi nga shtëpitë tona për t’u zëvendësuar nga interesa private apo nga njerëz se janë më të fortë se ne”, shprehen banorët.

    Epidemia e betonit në Manastir

    Epidemia e betonit në zonën e Manastirit nisi me projektin e famshëm “Manastiri Resort” të kompanisë Alb Star. I nisur fillimisht në përmasa më të vogla, rrugës qeveria e ndryshoi lejen e projektit duke dyfishuar sipërfaqen e ndërtimit.

    Hordhitë e plaçkitësve i lëshohen Pasqyrave në

    Resorti i Manastirit

    Tashmë resorti i Manastirit ka shkatërruar të gjithë kodrën mbi plazhin e kristaltë të Manastirit duke krijuar një masakër jo vetëm mjedisore, por edhe babëzi kriminale, ku një plazhi të vogël i janë ngarkuar mijëra vila dhe apartamente mbi shpinë.

    Por më në jug të Plazhit të Manastirit gjendet një tjetër plazh i kristaltë dhe i shumë lakmuar. Bëhet fjalë për Pasqyrat e famshme, të cilat gjenden poshtë fshatit Manastir. Në fillim të vitit të kaluar, në mbledhjet e Këshillit Kombëtar të Territorit nxorri kokën një projekt i quajtur “Ksamil Seaside Resort & Residential – The Mirrors, Faza I”.

    Hordhitë e plaçkitësve i lëshohen Pasqyrave në

    Zona Manastir-Pasqyrat

    Resorti është parashikuar të zhvillohet në një sipërfaqe prej 14 hektarësh dhe kompania pas tij është Premium Finance e Bledar Sinanit, një biznesmen i pasuruar nga lojrat e fatit, që ndryshe njihet si Dari i Apexit.

    Nuk është ende e qartë, nëse projekti që po kërcënon të rrëmbejë pronat e të gjithë fshatarëve të Manastirit duke u shembur edhe shtëpitë, është ky i Premium Finance, apo është një tjetër projekt?

    Hordhitë e plaçkitësve i lëshohen Pasqyrave në

    Fshati Manastir dhe Plazhi i Pasqyrave

    “Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me çdo kusht. Këtu kemi rritur fëmijët tanë, këtu kemi derdhur djersën dhe kursimet e një jete. Nëse duhet, do t’i mbrojmë shtëpitë tona edhe me jetën tonë”, deklarojnë banorët me vendosmëri.

    Rasti i fshatit Manastir tregon se plaçkitja nuk ndalet. As atëherë kur populli është derdhur rrugëve në protesta. Dhe siç e përshkroi një kolegu Andi Bushati shkaku i këtyre protestave nuk është asgjë tjetër, vetëm se një luftë mes atyre që vjedhin dhe atyre që vidhen.

    Plaçkitësit i lëshohen Sarandës! Banorët e fshatit Manastir në terror: Po na rrëmbejnë pronat
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë fshihej pas medias? Grupi i kokainës ngriti televizion, radio e portal: Politika do na lutet! LISTA e gazetarëve

    25.06.2026
    Aktualitet

    Skandal brenda Policisë! Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon dhe shan…pezullohet nga detyra

    25.06.2026
    Aktualitet

    Vagjel Tavo 20.8 milionë lekë shkallë në Gjirin e Filikurit

    25.06.2026
    Aktualitet

    Lamallari u jep një dorë protestuesve, i pastron nga agjentët iranianë: Igballe Berisha shpallet “NonGrata”

    25.06.2026
    Aktualitet

    Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

    25.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Çfarë fshihej pas medias? Grupi i kokainës ngriti televizion, radio e portal: Politika do na lutet! LISTA e gazetarëve

    25.06.2026

    Skandal brenda Policisë! Ish-drejtori i Shkodrës Gentian Berberi, kërcënon dhe shan…pezullohet nga detyra

    25.06.2026

    Vagjel Tavo 20.8 milionë lekë shkallë në Gjirin e Filikurit

    25.06.2026

    Lamallari u jep një dorë protestuesve, i pastron nga agjentët iranianë: Igballe Berisha shpallet “NonGrata”

    25.06.2026
    Më të lexuarat

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    Nga InfoNews23.06.20260

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë… Krujë/Operacion…

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Dikush të zgjojë Edi Ramën… Helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë: Kush do të mbajë përgjegjësi?

    25.06.2026

    Kruja plotë me drogë, zbulohen 100 parcela

    24.06.2026

    EMRAT/ Ndyshojnë Drejtorët e Policisë

    23.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.