Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Nga kunati i Ermal Beqirit tek Jorgji i Albascan, kush janë emrat e rinj të përlyer tek AKSHI

    By InfoNews27.05.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nga kunati i Ermal Beqirit tek Jorgji i Albascan, kush janë emrat e rinj të përlyer tek AKSHI

    Mes emrave të rinj nën hetim që i shtohen dosjes bie në sy edhe Gentian Likaj, i cili është kunati i Ermal Beqirit. Ky i fundit ka përfituar miliona euro në tendera që mendohet se janë siguruar nën influencën e Beqirit. Po ashtu, është sekuestruar edhe kompania e tij.

    Në fund por jo nga rëndësia, në dosje shtohet mes personave nën hetim shtetasi Elision Jorgjis, i konsideruar si një prej emrave të rëndësishëm të tenderave në fushën e IT. Ky shtetas i njohur si zotëruesi i kompanisë ALBASCAN, dyshohet për veprat penale “korrupsion aktiv” si dhe ‘pastrim parash”. Emri i tij del si nyjë lidhëse në mjaft transaksione që lidhen me tenderat e AKSHIT.Kompania që ai drejton, qëndron pikërisht pas tenderit të shumëpërfolur te laboratorëve smart në shkolla. Ky personazh, njihet si lidhje e afërt me biznesmenin tjetër Gerond Meçe, bosin e ‘Advanced Busines Solution”, që duket se i shpëtoi procedimit edhe në këto veprime të reja hetimore. Por, për këto do të flasim pak më poshtë. Emri i Jorgjis del edhe nga dëshmia e shtetases shqiptaro gjermane Migena Shrëder që është futur në lojën e tenderave në AKSHI.

    “Shtetasi Elision Jorgji, më tha që gjërat kishin ndryshuar dhe se unë duke qenë pjesë e gjësë, ai do mi kalonte në llogari lekët dhe se unë duhet ti mbaja në llogari dhe ti kaloja me fatura të vogla pak e nga pak, por se, deri në atë moment nuk e dija tamam se kujt duhej t’ja kaloja”.

    SPAK ka konkluduar se kompania ALBASCAN, ka kryer transaksione në vlera të larta të parave që kanë burim korrupsionin. Pra, subjekti në fjalë, dyshohet se ka kryer pagesa për punë fiktive nga kompanitë e tjera.

    “Nga provat dhe faktet e grumbulluara rezulton se ky subjekt ‘ALBASCAN’ ShPK ka transferuar në mënyrë të tërthortë shumën prej 100 milionë lekë si produkt i veprës penale të korrupsionit aktiv, shumë e cila duhet të sekuestrohet në të njëjtën masë në llogaritë bankare apo asete të kësaj kompanie”.

    Ky konkluzion i SPAK, duket se konfirmon atë që flitet prej vitesh, ekzistencën e një grupi tjetër në gropën e AKSHIT që doli zbuluar përmes sulmit të organizuar për kontestimin e të gjithë tenderave, një skenar që nisi fill pas prishjes së balancave dhe largimit të Daniel Shimës nga institucioni.

    “Skema aty duket shumë e qartë, ka qenë një grup më përpara i cili kontrollonte tenderat dhe i priste kostumet ashtu siç i përshtateshin kompanisë që do të ishte fituese pastaj erdhi një grup tjetër i cili ndryshoi masën e kostumit, por skema mbeti e njëjtë, duket një guzim i pazakontë dhe mesa duket marrin garanci shumë të forta që nuk do të preken por deri tani kemi parë që hetimi ka vijuar në mënyrë rigoroze dhe me shumë gjasë gjërat nuk do të përfundojnë ashtu siç planifikojnë ata që do të përfundojnë”, u shpreh Emirjon Senja, gazetar.

    Në veprimet e fundit hetimore, emri i vetëm që ka mbetur si ishull në hetimin e SPAK është ai i biznesmenit Gerond Meçe, njeriut që siç kemi vërtetuar ka qenë mjaft afër me kompaninë Albascan…Nëse u godit grupi që paracaktoi tenderat e një periudhe që sipas hetimeve rezulton në 3 vitet e fundit, pyetja që mbeti është se çfarë po ndodh me grupin rival që ka dominuar thuajse 1 dekadë dhe është rikthyer në majë…?!

    “Unë besoj se nga prokuroria e posaçme dhe më pas gjykata deri tani për grupe të caktuara të strukturuara kriminlae të mëhershme është bërë një punë shumë e dobët në raport me veprën penale, në raport me të ardhurat që ajo ka përfituar. pra nëse supozohet se buxheti i shtetit nga ky grup i strukturuar kriminal i dyshuar është dëmtuar me mbi 500 mln euro dhe paratë e sekuestruara dhe më pas të konfiskuara janë 2, 3, 5 apo 10 mln euro ka diçka të madhe që këtu çalon”, u shpreh avokati Arber Hoxha.

    kush janë emrat e rinj të përlyer tek AKSHI Nga kunati i Ermal Beqirit tek Jorgji i Albascan
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026
    Aktualitet

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026
    Aktualitet

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Aktualitet

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026
    Aktualitet

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Aktualitet

    30 vite burg për zjarrvëniet

    29.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Më të lexuarat

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    By InfoNews23.05.20260

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund…

    Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

    25.05.2026

    Shpërthim me Tritol në Kinostudio

    25.05.2026

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-ut në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

    28.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.