Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    Nga InfoNews24.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Pyetja për SPAK...Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?
    Pyetja për SPAK...Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    Emirton Suli, një prej zyrtarëve të AKSHI-t ka zbardhur mekanizmin sesi veprohej për paracaktimin e tenderave pranë këtij institucioni. Sipas tij të gjitha kriteret e tenderave paracaktoheshin paraprakisht.

    Në dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK ai tregon se Daniel Shima kishte krijuar një adresë emaili projekte@akshi.gov.al nga i cili niseshin në emailiet e grupit të punës të gjitha dokumentat gati për projektet e prokurimit publik dhe se kjo gjë ishte bërë nga ai qëllimisht që të mos identifikohej se cili subjekt i niste këto emaile dhe përgatiste këto dokumente.

    Në një nga procedurat dëshmitari Suli shprehet se “kuptohej paraprakisht se ishte ndërtuar në atë mënyrë që të përfitohej nga shoqëria Image & Communication Development sh.p.k., me zotërues Igli Gjelishti”. Për të lënë jashtë gare kompanitë, Daniel Shima në kohën kur ishte zv.drejtor i përgjithshëm tek kriteretve veçanta kishte futur kriterin e pajisjes me CSP (çertefikatë që jepet nga AKSIK).

    Duke shtuar këtë kriter, sipas Sulit u bllokua një numër i madh procedurash.

    Emirton Suli akuzon Daniel Shimën për bashkëpunim me Gerond Meçen dhe me Ermal Beqirin. “Ky kriter nuk u hoq, pasi të gjithë operatorët ekonomikë kishin marrëdhënie të mira me AKSHI dhe se e dispononin këtë çertifikatë”, thotë dëshmitari.

    Por pas largimit të Shimës nga detyra, ABS e Gerond Meçen nuk iu rinovua më tej çertifikata, duke i krijuar një artificë ligjore për ta mbajtur jashtë procedurave të prokurimit. Gerond Meçe siç rezulton nga hetimi i bërë nga SPAK u rrëmbye dhe detyrua të tërhiqte ankesat pranë KPP për tenderat.

    I pyetur për procedurën e prokurimit “Implementimi i laboratorëve SMART”, Z. Suli tregon se ka qenë kryetar i njësisë së prokurimit dhe se fituese ka qenë paracaktuar, konkretisht shoqëria Albascan, duke treguar se paracaktimi ishte bërë nga Gerond Meçe dhe Daniel Shima. Ai tregon se dokumentet e kritereve i erdhën të gatshme nga. A.M., për të cilin vinte zarfi në zyrë me pseudonimin “Zarf për Albanin”.

    Më tej dëshmitari shpjegon se i gjithë sistemi i prokurimeve në AKSHI ka qenë i koordinuar nga Daniel Shima, duke treguar se nga ai vinin edhe dokumentet standarde të prokurimeve edhe ftesat për operatorët ekonomik. Suli se ai ka patur dyshime se këto dokumente përgatiteshin nga subjektet private operatorë ekonomikë dhe u jepeshin më tej anëtarëve të grupeve të punës për t’i nënshkruar.

    “Asnjë projekt nuk ndryshohej nga ato që sillte Shima por se miratoheshin ashtu sikurse silleshin”, shton ai.

    “Emrat e operatorëve ekonomikë, të cilëve do t’u drejtohej kërkesa për ofertë, grupet e punës i merrnin gjithnjë nga Daniel Shima, në 99% të rasteve përgjigjet vinin bashkë në një zarf tek sporteli dhe në pak raste veç e veç, duke shpjeguar se kjo i ka krijuar dyshime se ato hartoheshin nga një operator i vetëm dhe se paraqiteshin fiktivisht sikur ishin disa operatorë dhe se në këtë mënyrë edhe fituesit e procedurave ishin të paracaktuar”, shpjegon më tej ai.

    Dëshmitari tregon se “duke qenë se procedurat sekrete nuk publikoheshin, ishte më e thjeshtë manipulimi i tyre”.

    Ndërkohë në një dëshmi të vetë Daniel Shimës në SPAK, ky i fundit mësohet të ketë thënë para prokurorëve se të gjithë paracaktimet i bënte me porosi të drejtoreshës Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK dhe ndodhet në arrest shtëpie.

    Daniel Shima Pyetja për SPAK...Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm? SPAK
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.