Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

    By InfoNews17.05.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Burgjet si hotele! Nga Safet Bajri, Princi Damian, Tur Burrelsi deri te Gaxhai/ Dalin emrat e të fortëve dhe vajzave ‘VIP’ në takime intime

     

    Publikohen emrat e të fortëve në burgje, që bëjnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it.

    Takimet janë bërë në burgun e Reçit, Fierit, Peqinit, Drenovës e Fushë-Krujës.

    Sipas gazetarit Vezaj, i cili ka siguruar disa video e foto të filmuara nga vetë protagonistët e këtyre pamjeve dhe kamerat e sigurisë së burgjeve, të vajzave që kanë hyrë në burgje për të takuar të fortët që ndodhen aty.

    Gjatë episodit në “Ma Shqip”, gazetari renditi emrin e Safet Bajrit, personi që në burgun e Reçit ka takuar në takime “speciale” për disa orë një nga vajzat e showbiz-it me inicialet R.R.

    Pamjet janë filmuar nga vetë ai, por edhe nga kopja e deklaratës noteriale të dorëzuar në burg, që Vezaj pretendon se e ka verifikuar.

    Mes takimeve ai përmendi edhe Ramazan Rrajën nga Fushë-Kruja, në takime speciale me një vajzë me inicialet F.H., e njohur për modelim e rrjete sociale.

    Këtyre takimeve nuk i ka shpëtuar edhe Redjon Rraja, i akuzuar për trafik droge, në takime me vajza si S.B. apo I.A., të cilat kanë mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale.

    Takime speciale ka bërë edhe pse në paraburgim edhe Leonard Duka, me vajza nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po të botës së ekraneve.

    Gjithashtu, sipas Vezaj, takime speciale ka pasur edhe “ushtari” i vëllezërve Çopja, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, me vajza të njohura si E.Dh., që ka mbi 500 mijë ndjekës në rrjete sociale.

    Apo edhe i paraburgosuri Artur Haxhiosmani, i njohur dhe i akuzuar si pjesë e “Ndrangheta”-s, i arrestuar në Palasë bashkë me një bos të grupeve italiane, i cili ka pasur takime speciale me I.Xh., po ashtu e njohur në rrjete sociale.

    Gjithashtu, ai përmendi edhe Leart Haxhiun e takimin me personazhen e njohur nga Kosova Z.P.

    Por edhe i famshmi i bandave të 1997-ës, Gazmend Brraka alias Gaxhai, në takime me vajzat me inicialet Xh.L. dhe J.K. në burg.

    Të gjitha këto tashmë ndodhen në një raport konfidencial edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të përpiluar nga agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, të cilët kanë renditur dyshimet se noterët, së bashku me personel të burgjeve, kanë falsifikuar dokumentet për të realizuar këto takime.

    Sipas gazetarit Flamur Vezaj, ai ka vendosur të mos publikojë videot dhe pamjet që disponon për këto takime speciale, pasi në to ka momente intime dhe situata të sikletshme për vajzat e reja që shfaqen aty.

    Vezaj thekson se nuk dëshiron t’u hapë probleme apo telashe në jetën personale këtyre vajzave, duke shtuar se askush nuk i ka detyruar të hyjnë në këto takime, por ato kanë vepruar me dëshirën e tyre.

    Megjithatë, sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi sistemin e burgjeve dhe mënyrën se si abuzohet me procedurat e takimeve speciale.

    Ai pretendon se përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara, deklaratave noteriale dhe mungesës së kontrollit nga institucionet, është krijuar një skemë që lejon hyrjen e personazheve të njohur të showbiz-it dhe rrjeteve sociale në burgje për të takuar të dënuar apo persona me rrezikshmëri të lartë./MaShqip

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026
    Aktualitet

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026
    Aktualitet

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Aktualitet

    Kujt po i dhurohen 3.7 milion euro? Farsa e tenderi për fuoristradat e drejtorëve të policisë

    24.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Më të lexuarat

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat

    By InfoNews22.05.20261

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat…

    SIGAL i Avni Ponarit humbet sërish terren në tregun e dëmeve, pagesat bien me 58.4%

    23.05.2026

    Inceneratori i Tiranës: Apeli i GJKKO ul dënimin e Alqi Bllakos në 2 vite burg!

    20.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan

    19.05.2026

    SIGMA rrit fitimet, por ul pagesat për dëmet

    22.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.