Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    By InfoNews16.05.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Skafe e Jahte ”falas”/ Ankandi qesharak i AAPSK

    Në Shqipëri, pasuritë e luksit të konfiskuara nga krimi kanë një fat të çuditshëm. Në momentin që sekuestrohen, përshkruhen si asete me vlera të mëdha, simbol i fuqisë ekonomike të botës së krimit. Por sapo kalojnë në administrimin e shtetit dhe nxirren në ankand, vlera e tyre duket sikur shkrihet me shpejtësi.

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka shpallur së fundmi disa ankande për mjete lundruese dhe pajisje të konfiskuara. Mes tyre ndodhet edhe një mjet lundrues tip velierë me të dhënat “M/Y PERLIO”, i sekuestruar në Vlorë, me një vlerë fillestare ankandi prej 2 milionë lekësh.

    Në të njëjtin publikim figuron edhe një gomone me dy motorë “Mercury”, me vlerë fillestare vetëm 100 mijë lekë.

    Mjafton një kërkim minimal në tregun online të mjeteve lundruese për të kuptuar se vlerat reale të këtyre mjeteve zakonisht janë shumë më të larta. Një velierë apo një gomone me dy motorë të tillë konsiderohen mjete luksi dhe jo sende të zakonshme që zhvlerësohen deri në kufijtë e qesharakes.

    Dhe megjithatë, në dokumentet zyrtare gjithçka paraqitet thjesht si procedurë administrative: ankand, garanci bankare, datë dhe orë zhvillimi.

    Në Shqipëri është krijuar prej kohësh ndjesia se pasuritë e konfiskuara humbasin çuditërisht vlerën sapo kalojnë në duart e shtetit. Ato që dikur përfaqësonin luks dhe para të mëdha, dalin më pas në ankande me çmime që ngjajnë më shumë me shitje halli sesa me vlerësim objektiv tregu.

    Kjo është arsyeja pse ankande të tilla shoqërohen gjithmonë me dyshime dhe mosbesim publik. Jo vetëm për mënyrën si vlerësohen pasuritë, por edhe për faktin se në Shqipëri qarkullon prej vitesh bindja se shumë prej këtyre aseteve përfundojnë sërish pranë njerëzve që i kishin dikur, vetëm me një rrugë tjetër dhe me një çmim shumë më të ulët.

    Ama gjithçka bëhet “për interes publik”. Ndёrsa qytetari sheh jahte, gomone dhe pasuri luksi që shiten me vlera që nuk përputhen me realitetin e tregut dhe krijojnë përshtypjen se shteti nuk po administron pasurinë e konfiskuar, por thjesht po e heq nga inventari sa më shpejt.

    Dhe kështu, pasuritë që duhej të simbolizonin forcën e shtetit ndaj krimit, përfundojnë duke ushqyer edhe më shumë dyshimin se në Shqipëri luksin nuk e humbet kurrë vërtet — thjesht e blen përsëri më lirë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026
    Aktualitet

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026
    Aktualitet

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Aktualitet

    Kujt po i dhurohen 3.7 milion euro? Farsa e tenderi për fuoristradat e drejtorëve të policisë

    24.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Më të lexuarat

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat

    By InfoNews22.05.20261

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat…

    SIGAL i Avni Ponarit humbet sërish terren në tregun e dëmeve, pagesat bien me 58.4%

    23.05.2026

    Inceneratori i Tiranës: Apeli i GJKKO ul dënimin e Alqi Bllakos në 2 vite burg!

    20.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan

    19.05.2026

    SIGMA rrit fitimet, por ul pagesat për dëmet

    22.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.