Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Detajet/ Kush ja hëngri kokën shefit të komisariatit të Sarandës

    Nga InfoNews16.05.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Dalën detaje të reja nga operacioni i Policia e Shtetit në Saranda, i cili çoi në arrestimin e 8 personave dhe ndalimin e 4 punonjësve të policisë, në kuadër të hetimeve për një ndërtim pa leje në një zonë plazhi.

    Hetimet kanë zgjeruar dyshimet se prona ku po kryheshin punimet mund të jetë pjesë e një aktiviteti të një grupi kriminal me bazë në Kamëz, i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në zonën e Sarandës.

    Sipas burimeve hetimore, objekti ku po ndërtohej një beach bar dyshohet se është ngritur në një pronë të lidhur me Isuf Jaçaj, i vrarë më herët në një atentat me eksploziv në automjetin e tij në tetor të vitit 2025, çka ka shtuar dyshimet për lidhje mes ngjarjeve kriminale.

    Në fokus të hetimeve është edhe mënyra se si është lejuar ndërtimi, ku dyshohet se janë përfshirë edhe punonjës policie, përmes marrjes së ryshfetit për mosndërhyrje ndaj punimeve të paligjshme.

    Në këtë kuadër, janë ndaluar shefi i Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, së bashku me vartësit e tij Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj, ndërsa masa është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

    Operacioni është zhvilluar pas denoncimeve për ndërhyrje dhe punime të paligjshme në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, ku janë konstatuar disa struktura të ngritura edhe në vijën bregdetare.

    Ndërkohë, një grua që dyshohet se administronte hapësirën e plazhit dhe për llogari të së cilës po kryheshin ndërtimet është shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e përfshirë në këtë çështje.

    Reklamë
    Ndertim pa leje Sarande
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026
    Aktualitet

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026
    Aktualitet

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026
    Aktualitet

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026
    Aktualitet

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Aktualitet

    Goditi me qytën e pistoletës Arben Merkajn në Don Bosko, arrestohet Indrit Kallari

    25.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

    26.08.2026

    Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë

    26.08.2026

    Plasi mashtrimet te banka izraelite JetBank ? Qytetari: Më morën të dhënat

    25.08.2026

    Vodafone Albania ‘bie’ në jug! Prej ditësh pa sinjal

    25.08.2026

    Dosje për SPAK? Monopoli SIGAL i Avni Ponarit! Ndërmarrjet publike, miliona euro pa garë

    25.08.2026
    Më të lexuarat

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat

    Nga InfoNews22.08.20260

    6 minutat e vrasjes te Principote në Ksamil! Çfarë filmuan kamerat (Foto Ilustruese) Vetëm 6…

    1 në zemër, 1 në gjoks dhe 7 thika në shpinë! Portugezi u masakrua te Principote, goditjet finale iu dhanë jashtë

    22.08.2026

    I mungojnë paratë…/ IuteCredit nuk shlyen 18 milionë euro obligacione

    23.08.2026

    Peshkaqeni i kredive IUTE Credit ankohet për lajmet: Publikimi i skandaleve na dëmton

    22.08.2026

    Plagoset Vladimir Bruçi në Shkodër

    20.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.