Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    AKSHI djeg edhe Elision Jorgji e AlbaScan! I sekuestrohen 1 milion euro

    Nga InfoNews21.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    AKSHI djeg edhe Elision Jorgji e AlbScan! I sekuestrohen 1 milion euro

    Prokuroria e Posaçme njoftoi mbrëmjen e sotme për sekuestrimin e të paktën 52 pasuri me vlerë të përbashkët 40 milionë euro, që i përkasin personave nën hetim në dosjen e “AKSHI-it”. Mes pasurive të sekuestruara përfshihen apartamente, truall, pyje, ndërtesa, vila, automjete luksoze, një jaht, si dhe llogari bankare dhe aksione në disa subjekte tregtare.

    Elision Jorgjit, SPAK i ka sekuestruar 100,840,264 lekë në subjektin “AlbaScan”.

    Me numrin më të lartë të pasurive të sekuestruara nga SPAK rezulton Ergys Agasi, me 27 pasuri të paluajtshme, subjektin “EA Solution”, një automjet luksoz dhe disa llogari bankare. Vetë Agasi ndodhet në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej disa muajsh.

    Biznesmenit Ermal Beqiraj, i cili po ashtu është në kërkim, i janë sekuestruar nga SPAK 5 pasuri të paluajsthme si dhe: mjet lundrues Yacht “Skyfall”; subjektet “Soft & Solutions” sh.p.k dhe “H” sh.p.k.; biznes në rrugën “Çerçiz Topulli” dhe automjete e motomjete. Biznesmeni e ka vendosur jahtin ‘Predator 50 Skyfall’ me vlerë afro 1 milion euro në pronësi të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”. Në sy bien edhe trualli në resortin “Green Coast” dhe vila luksoze në “Rolling Hills”.

    Në mesin e pasurive të sekuestruara janë edhe 5 pasuri të paluajtshme (përfshirë një apartament 73 metër katror), një makinë tip Volksëagen dhe disa llogari bankare të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila në fakt rezulton me numrin më të vogël dhe vlerën më të ulët të pasurive të sekuestruara dhe krahasuar me pasuritë që i janë sekuestruar personave të tjerë nën hetim.

    Kujtojmë që për dosjen e AKSHI-t janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Sipas SPAK, Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrëve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.

    Gëzim Hoxhës i janë sekuestruar nga SPAK në llogari bankare 123,629,664 lekë në subjektin “F” sh.p.k., ndërsa Andis Papës 410,595,663 lekë në subjektin “FASTECH shpk” dhe 94,423,883 lekë në subjektin “FASTECH shpk”.

    AKSHI djeg edhe Elision Jorgji e AlbaScan! I sekuestrohen 1 milion euro
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.