Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Në vend të verës shishet ishin mbushur me 500 euroshe…/ Agasi dhe Beqiri ia çonin Mirlinda Karçanajt

    Nga InfoNews21.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Në vend të verës shishet ishin mbushur me 500 euroshe…/ Agasi dhe Beqiri ia çonin Mirlinda Karçanajt

    Detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme hedhin dritë mbi një nga episodet më të forta të dosjes së AKSHI-t, ku përshkruhet mënyra konkrete se si, sipas dyshimeve, janë dorëzuar paratë tek ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj.Hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Maksutaj kanë dokumentuar të paktën 200 mijë euro ryshfet, që dyshohet se janë përfituar nga Karçanaj nëpërmjet një zinxhiri personash të lidhur me strukturën e hetuar.

    Në qendër të kësaj skeme dalin emrat e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të cilët sipas materialeve hetimore, përdornin një metodë të pazakontë për dorëzimin e parave: kuti shishesh vere të mbushura me kartmonedha euro në prerje 100, 200 dhe 500.

    Ndërkohë Ergys Agasi konsiderohet si kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal.

    Sipas dosjes që ka parë skyweb.al, këto “kuti vere” janë përdorur në disa raste për të maskuar kalimin e shumave monetare drejt Karçanajt.Paratë nuk kalonin gjithmonë drejtpërdrejt, por përmes ndërmjetësve, ku përmenden Daniel Shima dhe Arjola Koromani, kjo e fundit e konsideruar si person i besuar i Ermal Beqirit.

    Dokumenti thekson se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se një pjesë e shumave janë kaluar fillimisht përmes Daniel Shimës, ndërsa në raste të tjera përmes Arjola Koromanit, duke krijuar një rrjet të ndërmjetëm për të shmangur gjurmimin e drejtpërdrejtë të parave.

    Në këtë zinxhir, roli i Ermal Beqirit del i lidhur me organizimin dhe furnizimin e këtyre shumave, ndërsa lidhjet e tij me Ergys Agasin përmenden si pjesë e një strukture më të gjerë që, sipas hetimit, ka ndikuar në procedurat e prokurimit publik.

    Po sipas materialeve hetimore, këto përfitime financiare dyshohet se janë përdorur edhe për blerje pasurish të paluajtshme, kryesisht në Tiranë dhe në zonën e Qerretit.

    Një element që bie në sy në këtë dosje është përdorimi i verës si element mbulues, çka sipas hetuesve shërbente për të kamufluar transfertat e parave dhe për të shmangur dyshimet në momentin e dorëzimit.

    Të gjitha këto të dhëna, sipas SPAK, lidhen me një skemë të mirëorganizuar korrupsioni, ku përmes ndërmjetësve dhe formave të maskuara janë shpërndarë përfitime financiare me qëllim favorizimin e kompanive të caktuara në tenderat e AKSHI-t.

    Agasi dhe Beqiri ia çonin Mirlinda Karçanajt
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.