Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Plasin arrestimet! E shau në rrugë, i mituri i shkon me 10 shokë te shëpia tre vëllezërve te ‘Xhomlliku’

    13.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    SPAK i sekuestron n 5 mln euro biznesmenit të çokollatave, Andis Papa, pronari i Fastech

    Nga InfoNews21.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    SPAK i sekuestron n 5 mln euro biznesmenit të çokollatave, Andis Papa, pronari i Fastech

    Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestrimin e një shume të konsiderueshme fondesh në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj Andis Papës, si pjesë e dosjes së gjerë të AKSHI-t. Sipas njoftimit zyrtar, në emër të tij janë vendosur në sekuestro:

    – 410,595,663 lekë në subjektin “Fastech” sh.p.k.;
    – 94,423,883 lekë në subjektin “Fast and Fresh”.

    Në total, bëhet fjalë për mbi 505 milionë lekë, të cilat po verifikohen për burimin dhe mënyrën e përfitimit, ndërsa hetimi është shtrirë tashmë edhe te flukset financiare dhe aktiviteti i kompanive të lidhura me personat nën hetim.

    Kush është Andis Papa dhe si lidhet me dosjen AKSHI

    Andis Papa është një nga biznesmenët që rezulton në hetim në kuadër të dosjes së AKSHI-t, përmes kompanisë së tij “Fastech”. Sipas materialeve të hetimit, ai dyshohet të ketë qenë pjesë e mekanizmit që shoqëronte procedurat e tenderimit, përfshirë pjesëmarrjen në gara, marrëdhënie kontraktore dhe qarkullim fondesh që po verifikohen për natyrën e tyre reale.

    Hetimet kanë ngritur dyshime se një pjesë e këtyre marrëdhënieve mund të jenë përdorur për të krijuar një skemë më të gjerë financiare, ku kompanitë private shërbenin për qarkullimin e pagesave të lidhura me kontrata dhe shërbime të dyshuara.

    “Historia e çokollatave”, 10 milionë euro në fokus të hetimit

    Një nga episodet më të forta të kësaj dosjeje është ai i njohur si “historia e çokollatave”. Sipas hetimeve të SPAK, gjatë viteve 2018, 2020 dhe 2021, rreth 10 milionë euro janë transferuar përmes faturave drejt kompanisë “Mega Distribution”, një biznes që merret me import–eksport të produkteve ushqimore dhe veshjeve.

    Pronari i kësaj kompanie, Rogers Rryta, ka deklaruar para BKH se aktiviteti i tij lidhet vetëm me tregtinë e çokollatave, biskotave dhe produkteve të tjera ushqimore, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me teknologjinë apo shërbimet IT.

    Megjithatë, ai ka pranuar se ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” dhe “Soft & Solution”, ndërsa ka deklaruar se nuk njeh personalisht Andis Papën, Ermal Beqirin, Ergys Agasin apo Mirlinda Karçanajn.

    Nga ana tjetër, sipas hetimit, Andis Papa fillimisht ka deklaruar se pagesat prej rreth 10 milionë eurosh lidhen me shërbime teknologjike, por më pas, pasi është përballur me faktin se “Mega Distribution” nuk operon në këtë fushë, ka ndryshuar version.

    “Sic ju thashë nuk e di mirë çfarë kemi blerë. Kemi bërë dhe kontrata me këtë shoqëri. Mbaj mend që ata sillnin produkte nga Turqia”, ka deklaruar ai para hetuesve.

    Ky episod ka ngritur dyshime të forta mbi natyrën reale të transaksioneve dhe përdorimin e faturave për aktivitete që nuk përputhen me objektin e kompanive, duke u konsideruar nga hetuesit si pjesë e një skeme të mundshme për transferimin dhe fshehjen e parave.

    Ndaj Andis Papës dhe Rogers Rrytës është vendosur masa e sigurisë “bllokim pasaporte”, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e tyre dhe lidhjet financiare në këtë dosje.

    Andis Papa pronari i Fastech SPAK i sekuestron n 5 mln euro biznesmenit të çokollatave
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Plasin arrestimet! E shau në rrugë, i mituri i shkon me 10 shokë te shëpia tre vëllezërve te ‘Xhomlliku’

    13.08.2026
    Aktualitet

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026
    Aktualitet

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026
    Aktualitet

    Punonjës të padeklaruar, moslëshim fature dhe shkelje të tjera në Tregun Agroushqimor të Kasharit

    13.08.2026
    Aktualitet

    Skandali në Shëndetësi 90% e rekomandimeve të KLSH për pajisjet mjekësore në spitalet nuk u zbatuan

    13.08.2026
    Aktualitet

    Pronari në qeli, dy kompanitë e Ermal Beqirit “kacafyten” me Identitek-un në KPP

    13.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Plasin arrestimet! E shau në rrugë, i mituri i shkon me 10 shokë te shëpia tre vëllezërve te ‘Xhomlliku’

    13.08.2026

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Skandali me ilaçet me rimbursim, KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

    13.08.2026

    Punonjës të padeklaruar, moslëshim fature dhe shkelje të tjera në Tregun Agroushqimor të Kasharit

    13.08.2026

    Skandali në Shëndetësi 90% e rekomandimeve të KLSH për pajisjet mjekësore në spitalet nuk u zbatuan

    13.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.