Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Peshku i Madh i Call Center në Tiranë!

    Nga InfoNews20.04.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Një tjetër qendër mashtrimi në formë call-centeri u zbulua në Tiranë, në kuadër të operacioneve kundër krimit kompjuterik.

    Policia me ndihmën e emisionit Piranja kanë lokalizuar dhe goditur një ambient në zonën e Bërzhitës, ku kryhej mashtrimi i qytetarëve, kryesisht të huaj. Gjatë kontrollit në ambientin në pronësi ose admnistrim të Franc Korteshit, u konstatuan prova që sugjerojnë ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në formën e një call-centeri.

    Call-centerat po largohen nga kullat e Tiranës në vilat periferike të kryeqytetit

    Në fshatin Bërzhitë, në një resort mes gjelbërimit, është instaluar një call center mashtrues, me rreth 150 punonjës.

    Dhe kamuflimi i këtij aktiviteti, ishte turizmi dentar në Shqipëri.

    Pamjet e marra nga emisioni Piranjat

    Kjo vilë ishte e ndarë në 15 ambiente zyrash, në të cilat operonin rreth 100 persona, mes operatorëve dhe konsulentëve financiarë.

    Policia nga kontrolli në këtë ambient sekuestroi disa njësi kompjuterike dhe telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të specializuara për të zbuluar rolin dhe përdorimin e tyre në këtë skemë të dyshuar mashtrimi.

    Po ashtu, hetuesit kanë zbardhur edhe mënyrën se si subjekti kishte tentuar të shmangte kontrollet.

    Sipas dokumentave të siguruara nga VoxNews, ambienti rezultonte i regjistruar si biznes në fushën e turizmit mjekësor, çka dyshohet se përdorej si mbulesë për aktivitetin e paligjshëm.

    Kush është “peshku” i madh që kishte call-center

    Maskimi si biznes i ligjshëm dhe si ndodh mashtrimi i klientëve

    Kompania regjistrohet si turizëm dentar, call-center shërbimi, ose marketing online dhe merr licenca formale që duken të rregullta në letër.

    Punonjësit trajnohen për shitje dhe telefonojnë klientë jashtë Shqipërisë (Itali, UK, Gjermani dhe SHBA) ku prezantohen si “financial advisors” dhe përdorin skripte psikologjike për të bindur klientët të investojnë.

    Klientëve u kërkohet, të hapin llogari në platforma të panjohura të depozitojnë para nga 100 euro, 100 mijë apo edhe më tepër në varësi të buxhetit që ka personi.

    Në momentin kur klienti kërkon t’i tërheqë paratë, atij i i kërkohen tarifa shtesë, depozitë tjetër ose i mbyllet llogaria dhe paratë “zhduken”.

    Çfarë ndodhi disa ditë më parë:

    Kujtojmë se kjo ishte goditja e dytë brenda pak ditësh në Tiranë. Jo më larg se pak ditë më parë gjatë një aksioni në kryeqytet u goditën 3 qendra Call-Center.

    Aksioni çoi në arrestimin e 7 personave dhe të tjerë të shpallur në kërkim.

    Konkretisht 7 persona me masë ‘arrest me burg’, 2 në ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim jashtë vendit’, si dhe 5 të tjerë të arrestuar në flagrancë.

    Hetimet 2 vjeçare, kanë nisur në Austri, aty ku ishte kryer veprimtaria kryesore e mashtrimit dhe operacioni u bë bashkë me SPAK dhe Policinë e Shtetit.

    Sipas hetimeve, kjo veprimtari u ka shkaktuar viktimave humbje që dyshohet se tejkalojnë 50 milionë euro.

    Peshku i Madh i Call Center në Tiranë!
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026
    Aktualitet

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026
    Aktualitet

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026
    Aktualitet

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026
    Aktualitet

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Aktualitet

    Aruba/ Kokainë drejt Ukrainës dhe pako me dyll blete

    14.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Arrestohet në Tiranë djali i Petrit Çakrrit! I ati në burg për rrëmbim dhe vrasje

    14.08.2026

    Para false në ProCredit Bank, nis hetimi

    14.08.2026

    Doni të punoni në SPAK? Kjo është mundësia…

    14.08.2026

    ANALIZA/ ProCredit Bank Albania në alarm! Financa shkon gropë…fitimet po zhduken

    14.08.2026

    SKANDAL te ProCredit Bank! Hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e klientëve

    14.08.2026
    Më të lexuarat

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    Nga InfoNews12.08.20260

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni… Gjykata…

    Sherr masiv në Divjakë, i riu merr armën me silenciator dhe kërkon të vrasë një person! 6 në pranga

    13.08.2026

    Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026

    Çudirat në Himarën e Vangjel Tavos…! Si mbiu hoteli 5 katësh pa leje

    11.08.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.