Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Avni Ponari iu bën gropën japonezëve, i fton të investojnë te Durana Tech Park në hetim nga SPAK

    By InfoNews31.03.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Avni Ponari iu bën gropën japonezëve, i fton të investojnë te Durana Tech Park në hetim nga SPAK

    Durana Tech Park, parku inekzistent fizikisht për bizneset e teknologjisë së informacionit, por i denjë për megaskemën e evazionit fiskal. Nga dyert e Prokurorisë së Posaçme, ku po hetohet si aferë, ka zënë vend në oborrin e ambasadës japoneze. Ka qenë Konsulli i Nderit i Japonisë në Vlorë, por me seli dhe aktivitet në Tiranë, z. Avni Ponari, që i ka hapur dyert parkut inekzistent për t’u prezantuar investitorëve japonezë si një model i vlefshëm për investime.

    Është faqja zyrtare e Durana Tech Park që prezanton pjesëmarrjen në këtë forum të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Japoni, ku organizator është edhe z. Ponari, njëherazi pronari i Sigal Uniqa.

    Por se çfarë risie mund t’u prezantosh japonezëve për një park që ekziston ferra e shkurre, këtë ndoshta duhet ta dinë z. Ponari dhe pjesëmarrësit. Pasi prej muajsh tashmë është publike afera me këtë park inekzistent. Ai është përdorur nga disa kompani të lidhura me skandalin AKSHI e jo vetëm për evazion e mospagim taksash.

    Aq sa edhe deputeti z. Tedi Blushi, veç medias, e ka denoncuar publikisht situatën surreale të parkut në letra e në realitet fushë me bar.Kjo situatë ka detyruar ligjvënësin të amendojë ligjin, duke i hapur rrugën parkut të funksionojë jo vetëm fizikisht, siç thuhet në letra, por tani edhe virtualisht.

    Disa ng shkrimet nê media që promovojnë arritjet e Forumit

    Forumi i Dytë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, duke vënë në fokus mbështetjen dhe nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri.

    Në fjalën e hapjes, organizatori i forumit dhe njëherësh presidenti i Dhomës Shqiptaro-Japoneze, z. Avni Ponari, theksoi se interesi i sipërmarrësve japonezë për Shqipërinë është konkret dhe në rritje, duke konsideruar forumin si platforma ideale për kthimin e ideve të biznesit në aksione konkrete për të dy vendet.

    Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimi, nënvizoi potencialin e Shqipërisë si portë për investimet japoneze drejt rajonit dhe Evropës, duke shtuar se integrimi në BE rrit standardet dhe tërheq investitorë seriozë. Kryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Milva Ekonomi, shprehu mbështetjen parlamentare për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

    Ambasadorja Kikuko Kato vlerësoi punën e Dhomës dhe konfirmoi mbështetjen e Japonisë për integrimin e Shqipërisë në BE, duke e konsideruar vendin një portë të rëndësishme për investimet japoneze.

    Përfaqësuesi i JETRO, Manuel Kaneko, vuri theksin te tre fjalët kyçe: ndërlidhje (connectivity), qartësi (clarity) dhe vazhdimësi (continuity), ndërsa përfaqësuesja e AIDA-s, Sara Zotaj, dhe drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, prezantuan mundësitë për bashkëpunim dhe lehtësira institucionale. Në sesionin e dytë, te këto mundësi dhe lehtësira, më të detajuara, u sollën edhe prezantimet e përfaqësuesve dhe drejtuesve të Departamenti i Kërkimit në Bankë të Shqipërisë, TEDA Tirana, ASDRE, Durana Tech Park, drejtoria për Integrim, Planifikim Strategjik dhe Zhvillim Ekonomik në bashkinë e Tiranës dhe Agjencisë Kombëtare e Turizmit.

    Diskutimet u zhvilluan në tre sesione, duke përfshirë mundësitë konkrete të investimeve japoneze dhe histori suksesi të produkteve japoneze në tregun shqiptar. Forumin e përshëndetën nërpërmjet videomesazheve edhe presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qytetit të Çibas dhe Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Çiba, z. Hidetoshi Sakuma dhe z. Kjoko Spektor.

    Në mbyllje, z. Ponari konfirmoi angazhimin e Dhomës për ndërtimin e një tradite të qëndrueshme dialogu dhe investimesh.

    Avni Ponari Avni Ponari iu bën gropën japonezëve Durana Tech Park i fton të investojnë te Durana Tech Park në hetim nga SPAK Sigal SPAK
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026
    Aktualitet

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026
    Aktualitet

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026
    Aktualitet

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Aktualitet

    Kujt po i dhurohen 3.7 milion euro? Farsa e tenderi për fuoristradat e drejtorëve të policisë

    24.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Audio regjistrimi Nuredin Dumani: Ja pse i tradhëtova shokët…thashë shyqyr që e vranë Lamajn

    24.05.2026

    Si u bë Krymi i Elbasanit “Pendito”/ Flet prokurorja që theu Erion Alibejn

    24.05.2026

    Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha

    24.05.2026

    Pyetja për SPAK…Daniel Shima i paprekshëm apo i pafajshëm?

    24.05.2026
    Më të lexuarat

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat

    By InfoNews22.05.20261

    Shifrat e AMF/ Eurosig dhe Insig i Kadri Morinaj ulin dëmshpërblime për aksidentet, fitojnë milionat…

    SIGAL i Avni Ponarit humbet sërish terren në tregun e dëmeve, pagesat bien me 58.4%

    23.05.2026

    Inceneratori i Tiranës: Apeli i GJKKO ul dënimin e Alqi Bllakos në 2 vite burg!

    20.05.2026

    EKSKLUZIVE/ Goditet skema me Inteligjencë Artificiale! Video Call me Edi Ramën, si u mashtrua drejtori i ndërmarrjes shtetërore: Urgjent 60 mijë euro në Elbasan

    19.05.2026

    SIGMA rrit fitimet, por ul pagesat për dëmet

    22.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.