Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

    11.09.2026

    Mashtrimi i radhës i Edi Ramës? “210 km çdo ditë nëpër Shqipëri, e njoh mirë vendin…”

    11.09.2026

    Betohem! Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë

    11.09.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    A e ka paracaktuar Rama Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë?

    Nga InfoNews24.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Teksa sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, po zhvillojnë një takim në Vilën 30. Atyre u është bashkuar edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

    Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.
    Jo domosdoshmërisht i rendituri i pari bëhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ligji ka parashikuar mundësinë e emërimit të një tjetri, bazuar në vlerësimin e ministrit të Brendshëm.
    Thirrja e hapur për 7 ditë me radhë, shfaqi interes në emra aktual drejtuesish në qarqe dhe pjesa tjetër që aktualisht shërbejnë ne Akademinë e Sigurisë. Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, mbi supe me poste të rëndësishme, nga drejtues i Policisë së Tiranës, deri te Policia Kriminale, Tonin Vocaj shfaq ambicien për të zëvendësuar Ilir Prodën. Skënder Hitaj, së fundmi në krye të Policisë së Fierit, një ndër emrat me të spikatur të policisë në vitet e fundit, përfshirë edhe drejtimin e qarqeve Shkodër, Durrës apo Dibër bëhet për herë të dytë pjesë e garës. Drejtuesit dhe ish-drejtuesit e disa departamenteve në Policinë e Shtetit shfaqën interes për gradën madhore, mes të cilëve drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi dhe ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.
    Nga drejtimi aktual nëpër qarqe pjesë e garës janë edhe drejtorët e policisë së Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, përkatësisht Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi, të tre me karrierë të konsoliduar brenda bluve. Nga kufiri interes për kryepolicin shfaq edhe Arjanit Arapi. Prej disa vitesh shërbejnë në Akademinë e Sigurisë, por me poste të rëndësishme në polici, aspirojnë drejtimin e policisë. Bëhet fjalë për ish-drejtorët e Tiranës dhe jo vetëm, Rebani Jaupi dhe Lorenc Panganika, përfshirë edhe kandidaturat e Alfred Çepes, Idajet Faskajt dhe Gentjan Shehajt.
    Karrigia e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit u la bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, ku u sulmua “Vila 31” në ish-Bllok.
    Momentalisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.
    Lista e plotë
    Afrim Tafa
    Alfred Çepe
    Arjanit Arapi
    Elidon Çela
    Gentian Berberi
    Gentjan Shehaj
    Idajet Faskaj
    Lorenc Panganika
    Neritan Nallbati
    Pëllumb Seferi
    Rebani Jaupi
    Saimir Boshnjaku
    Skënder Hita
    Tonin Vocaj

    Reklamë

    Reklamë
    Edi Rama gara ne polici Policia
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    “Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

    11.09.2026
    Aktualitet

    Mashtrimi i radhës i Edi Ramës? “210 km çdo ditë nëpër Shqipëri, e njoh mirë vendin…”

    11.09.2026
    Aktualitet

    Betohem! Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë

    11.09.2026
    Aktualitet

    Emri sekret! Operacioni misterioz në Greqi, mes të arrestuarëve shqiptari i kërkuar për vrasje?

    11.09.2026
    Aktualitet

    ”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit

    11.09.2026
    Aktualitet

    Pak ditë nga nisja e shkollës! Zbulohet plani i Policisë për sigurinë e nxënësve

    11.09.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    “Inspektori nuk do zgjedhë më kë të kontrollojë”, Sula: Brenda marsit 2027 vendos sistemi, inspektorët do të pajisen me kamera

    11.09.2026

    Mashtrimi i radhës i Edi Ramës? “210 km çdo ditë nëpër Shqipëri, e njoh mirë vendin…”

    11.09.2026

    Betohem! Klodiana Spahiu konfirmon se do të firmosë ligjin që privatizon tenderat e shëndetësisë

    11.09.2026

    Emri sekret! Operacioni misterioz në Greqi, mes të arrestuarëve shqiptari i kërkuar për vrasje?

    11.09.2026

    ”Cicmic” me 50 mln euro nën hundën e SPAK-ut! Klodiana Spahiu largon drejtoreshën e Sterilizimit

    11.09.2026
    Më të lexuarat

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet

    Nga InfoNews07.09.20260

    Nga Durrësi në Tiranë, kush është zv.Drejtori i ri i Hetimit të Krimit në Kryeqytet…

    EMRI/ Policia e Shtetit mësyn në Fushë-Krujë, arrestohet me armë pronari i një hotel

    10.09.2026

    EMRAT/ Kush janë 10 ushtarët e Luan Muçës që rrethuan Vasil Bedinajn

    05.09.2026

    Plas arma në Laprakë! Dy të plagosur

    08.09.2026

    “Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri…”, Ahmetaj: Ermal Nufi i përfshirë në trafik armësh

    07.09.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.