Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Kush do e marrë Gjoricën? Përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë Bulqizë

    Nga InfoNews18.03.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Kush do e marrë Gjoricën? Përplasje mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë Bulqizë

    Një dëgjesë publike e organizuar nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës në fshatin Gjoricë e Poshtme, me qëllim dhënien në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore përmes ankandit, është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë Bulqizë.

    Takimi, i zhvilluar, kishte si qëllim informimin dhe konsultimin me banorët për parcelat që pritet të jepen në ankand. Në të morën pjesë sekretari i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, ndërsa nga anëtarët e këshillit ishte i pranishëm vetëm një përfaqësues edhe ai nga radhët e opozitës.

    Gjatë prezantimit, përfaqësuesi i Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave bëri me dije numrin e parcelave që parashikohen për ankand, por pa specifikuar qartë zonat konkrete, çka shkaktoi reagime të menjëhershme nga të pranishmit. Përfaqësuesi i Bashkisë deklaroi se këto sipërfaqe janë në pronësi të institucionit dhe mund të jepen për zhvillim të veprimtarive të ndryshme ekonomike.

    Edhe pse e planifikuar si një dëgjesë publike, takimi u kthye shpejt në një përplasje mes banorëve pro dhe kundër projektit, si dhe përfaqësuesve të Bashkisë. Diskutimet zgjatën rreth 40 minuta dhe u karakterizuan nga tone të larta dhe akuza të ndërsjella.

    Banorët kundër: “Po merren kullotat, nuk kemi ku të mbajmë bagëtinë”

    Një pjesë e banorëve kundërshtuan fort dhënien e sipërfaqeve, duke argumentuar se bëhet fjalë për toka të përbashkëta të përdorura prej vitesh si kullota. Sipas tyre, ndërhyrje të ngjashme janë bërë edhe më parë, ku fillimisht investitorët ishin prezantuar si të zonës, por më pas pronësia kishte ndryshuar.

    Ata ngritën shqetësimin se marrja e vazhdueshme e tokave po redukton ndjeshëm hapësirat për blegtori, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetesën e familjeve që varen nga kjo veprimtari. Disa prej tyre e cilësuan procesin e dëgjesave si formal, duke pretenduar se fituesit e ankandeve janë të paracaktuar.

    Në kushte anonimati, banorë të zonës deklaruan për “Bulqizaime.al” se në disa raste po ushtrohet presion për të dhënë dakordësi. Ata theksuan se nuk janë kundër investimeve, por kërkojnë që ato të jenë të balancuara dhe të mos dëmtojnë tokat e përbashkëta të komunitetit.

    Brenda pak javësh Bashkia Bulqizë ka dhënë me ankand mbi 100 hektarë tokë për projekte energjetike. Ndërsa në vijim pritet të rritet edhe më tej pasi janë planifikuar edhe një sërë tokash të tjera për tu dhënë me këtë qëllim.

    Gjatë dëgjesës publike në Gjoricë e Poshtme, banorët përballen me përfaqësuesit e Bashkisë Bulqizë mes debatesh dhe tensioni për dhënien e tokave në përdorim.

    Banorët pro: “Investimet duhen dhe toka është e Bashkisë”

    Nga ana tjetër, një grup banorësh u shprehën në mbështetje të dhënies së tokave përmes ankandit, duke argumentuar se investimet sjellin zhvillim ekonomik për zonën. Sipas tyre, duke qenë se toka është pronë e Bashkisë, kjo e fundit ka të drejtë të vendosë për përdorimin e saj në funksion të qirave që do të mbledh.

    Projekte energjetike të ngjashme në zonë

    Debati për përdorimin e tokave në Gjoricë vjen në një kohë kur zona ka qenë pjesë e projekteve të mëparshme energjetike.

    Bashkia Bulqize Bulqizë Gjorice
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026
    Aktualitet

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026
    Aktualitet

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026
    Aktualitet

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026
    Aktualitet

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Aktualitet

    Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

    11.08.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Për tre ditë Gjykata e Tiranë dënon zjarrvënësin

    12.08.2026

    Evis Sala ngre krye kundër Edi Ramës? Pazari milion euro që ndezi përplasjen

    12.08.2026

    Vrasja e Joan Zukos/ Kristjan Sterjo kujtohet të pendohet në gjykatë: Aman më falni…

    12.08.2026

    Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

    12.08.2026

    Arben Cara nuk u dorëhoq! E shkarkoi Lamallari! Kujt po ja përgatit vendin?

    12.08.2026
    Më të lexuarat

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova

    Nga InfoNews07.08.20260

    Tentoi të vriste me kallash një person në Bulqizë, ekstradohet Fadil Ternova. Ekstradohet nga Italia,…

    Kush e vrau Mond Sulën? Policia e Tiranës mësyn në Berxullë

    07.08.2026

    Vritet një person në Korçë

    08.08.2026

    Banka hesht! Grabitja “pa armë” e Raiffeisen Bank: Si u zhvatën 200 mijë euro

    06.08.2026

    Vidhen të dhënat e klientëve të ProCredit Bank Albania? Institicioni: Ja e vërteta…

    14.07.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.