Edhe dy gra pjesë e garës për Drejtor Policie
Mbyllet afati për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e thirrur pas dorëheqjes së ish-kryepolicit Ilir Proda, 1 ditë pas protestës së PD, kur u sulmua me molotov “Vila 31” në ish-Bllok.
Mësohet se deri më tani janë paraqitur 14 aplikime. Mes kandidatëve janë drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, drejtuesi në qarkun e Fierit, Skënder Hita, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme, Pëllumb Seferi. Mes aplikimeve janë edhe 2 ish-drejtorët e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe Lorenc Panganika, drejtori i Durrësit, Afrim Tafa, Idajet Faskaj, Aranit Vrapi dhe Gentian Shehaj. Në garë për kreun e Policisë së Shtetit është edhe kreu drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.
Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikantët, sipas rendit alfabetik janë si më poshtë:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Ejona Gurbardhi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Suela Sulkaj
Tonin Vocaj
