Një ndërprerje e gjerë e rrjetit të operatorit celular One Albania është raportuar mbrëmjen e sotme, duke lënë mijëra përdorues pa shërbim në disa zona të vendit.
Qytetarë të shumtë kanë raportuar vështirësi për të kryer telefonata, për të përdorur internetin dhe për të dërguar mesazhe. Sipas reagimeve në rrjetet sociale, problemi duket se është përhapur pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa shumë abonentë thonë se sinjali është zhdukur plotësisht ose funksionon me ndërprerje.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga kompania. Ndërkohë, vëmendja është përqendruar edhe tek drejtuesi i saj, CEO i One Albania, Barna Kutvolgyi.
Pas incidentit të mbrëmjes, në rrjetet sociale kanë nisur diskutimet dhe spekulimet nëse drejtuesi i kompanisë do të mbajë përgjegjësi për situatën dhe nëse mund të ketë zhvillime në drejtimin e kompanisë. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar që sugjeron dorëheqjen e tij.
