One Albania tallet me shqiptarët! Bie sistemi në të gjithë vendin
Mijëra qytetarë kanë raportuar probleme serioze me shërbimet e internetit dhe të telefonisë gjatë orëve të fundit. Sipas raportimeve, përdoruesit nuk kanë mundur të kryejnë apo të marrin thirrje telefonike, ndërsa edhe lidhja me internetin ka qenë jashtë funksionit.
Qytetarët shprehen se ndërprerja e shërbimit ka ndodhur papritur, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikim dhe në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme, si për individët ashtu edhe për bizneset.
Raportimet tregojnë se problemi është i përhapur në shumë zona të vendit, ndërsa për shumë përdorues shërbimet e kompanisë One Albania rezultojnë të jenë plotësisht jashtë funksionit.
Deri në këto momente, kompania nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar lidhur me shkakun e këtij problemi apo për kohën kur pritet rikthimi i normalitetit të shërbimit.
Ndërkohë, qytetarët theksojnë se situata të tilla nuk janë të reja, pasi sipas tyre probleme të ngjashme me rrjetin janë përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit, duke ngritur shqetësime mbi stabilitetin dhe besueshmërinë e shërbimit.
