Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    By InfoNews26.02.2026No Comments
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin
    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t, 25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin, Mirlindën dhe Gys Agasin

    SPAK ka vijuar thellimin e hetimeve lidhur me çështjen e tenderave në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke zgjeruar ndjeshëm rrethin e personave të marrë në pyetje dhe provave të administruara në dosje.

    Burime pranë hetimit bëjnë me dije se prokurorët kanë mbledhur dëshmi nga Daniel Shima, si edhe nga 25 punonjës dhe ish-punonjës të AKSHI-t, të cilët kanë dhënë të dhëna të reja mbi funksionimin e grupit të dyshuar kriminal brenda institucionit. Sipas informacioneve, dëshmitë e tyre kanë ndihmuar në zbardhjen e mekanizmit të brendshëm të procedurave të tenderimit dhe mënyrës se si, në disa raste, kriteret dyshohet se janë përshtatur për subjekte të paracaktuara.

    SPAK mësohet se ka siguruar gjithashtu prova të reja materiale, përfshirë kontrata dhe dokumente të tjera zyrtare, që hedhin dritë mbi mënyrën e zhvillimit të procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e fituesve. Në fokus janë raste ku tenderat dyshohet se janë orientuar drejt kompanive të caktuara, ndërsa subjektet e tjera janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

    Një kontribut të rëndësishëm në hetim kanë dhënë edhe kompanitë që pretendojnë se janë përjashtuar pa të drejtë nga garat për tendera pranë AKSHI-t, duke paraqitur dokumentacion dhe pretendime që, sipas burimeve, kanë ndihmuar në forcimin e provave për shkelje të barazisë në tendera.

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht në datën 16 dhjetor 2025 në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zëvendësen e saj Hava Delibashi, si dhe për disa zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Në njoftimin zyrtar, SPAK i konsideron personat nën hetim si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.

    Sipas SPAK, hetimet tregojnë se anëtarët e grupit kanë ndërhyrë në procedurat e tenderimit duke vendosur kritere të paligjshme për të favorizuar kompani të caktuara. Po ashtu, përmes presionit dhe formave të tjera të paligjshme, dyshohet se kanë detyruar përfaqësues të kompanive konkurrente të tërhiqen nga ankimimet, duke garantuar fitoren e subjekteve të paracaktuara.

    SPAK sqaron se zyrtarët e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike që nuk parashikohen në ligj dhe që kanë favorizuar disa kompani kundrejt të tjerave.

    Gjithashtu, sipas SPAK, administratorë të disa kompanive dyshohet se kanë marrë pjesë formalisht në tendera, kanë lëshuar fatura fiktive dhe kanë kryer transaksione financiare në funksion të pastrimit të parave.

    Masat e sigurisë të shpallura janë si më poshtë:

    Ergys Agasi, biznesmen – “arrest me burg”

    Ermal Beqiri, biznesmen – “arrest me burg”

    Mirlinda Karçanaj – “arrest në shtëpi”

    Hava Delibashi – “arrest në shtëpi”

    Andis Papa – “ndalim për të dalë jashtë vendit”

    Gëzim Hoxha – “ndalim për te dalë jashtë vendit”

    Rogers Rryta – “ndalim për të dalë jashtë vendit”

    Erion Ismaili, zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës – “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”

    SPAK ka ekzekutuar gjashtë masa sigurie, ndërsa masat e arrestit me burg për Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri nuk janë ekzekutuar ende. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht strukturën e dyshuar kriminale dhe përgjegjësitë individuale të secilit person të përfshirë.

    25 dëshmi që fundosin Ermal Beqirin abuzim me detyrën Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI Andis Papa ankande publike arrest me burg arrest në shtëpi Daniel Shima dëshmi punonjësish dhunë për tërheqje ankimimesh dokumente zyrtare dokumentim i shkeljeve dosje hetimore drejtësi speciale Ergys Agasi Erion Ismaili ermal beqiri fatura fiktive favorizim kompanish fonde publike fryrje fondesh Gëzim Hoxha grup i strukturuar kriminal Hava Delibashi hetim penal hetime të thelluara institucion publik ish-punonjës të AKSHI kompani të lidhura kompani të paracaktuara kontrata të dyshimta korrupsion në teknologji kritere të paligjshme luftë kundër korrupsionit manipulim gare masa sigurie Mirlinda Karcanaj Mirlindën dhe Gys Agasin ndalim për të dalë jashtë vendit Nuk ndalet SPAK! Këmba këmbës pas AKSHI-t Pastrim parash përfitime të paligjshme pezullim nga detyra Policinë e Tiranës presion ndaj bizneseve procedura prokurimi procedura të manipuluara Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion prova materiale Rogers Rryta shkelje e barazisë në tendera skemë financiare skualifikim i padrejtë SPAK tendera publikë tendera të paracaktuar tendera teknologjie transaksione financiare zyrtarë të lartë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Aktualitet

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026
    Aktualitet

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026
    Aktualitet

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026
    Aktualitet

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026
    Aktualitet

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Aktualitet

    30 vite burg për zjarrvëniet

    29.05.2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    Të Fundit

    Erzeni banalizon isopolifoninë labe! I kthen në lopë…

    29.05.2026

    Dyshime mbi ministrin Salla/ Pazaret për tenderin 11 mln € në Konispol

    29.05.2026

    Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar

    29.05.2026

    FINMAN si arenë boksi

    29.05.2026

    Rama për Zvërnecin: Qeveria nuk po fal asgjë, toka është private

    29.05.2026
    Më të lexuarat

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund të duken të larta, por…

    By InfoNews23.05.20260

    SIGMA 81% rënie për pagesën e dëmeve si sigurues i drejtpërdrejtë, kompania: Në përqindje mund…

    Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

    25.05.2026

    Shpërthim me Tritol në Kinostudio

    25.05.2026

    DETAJET/ Mori armën doli në rrugë dhe plagosi shokun, si ndodhi ngjarja tragjike te ish sheshi Shqiponja

    24.05.2026

    Oktapodi Ermal Beqiri i kërkuar i SPAK-ut në dorë të dhënat e shqiptarëve? Tentakula që krijoi E-Albania

    28.05.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.