Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    E PLOTË/ Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite më parë tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit

    20.02.2026

    Vritet me thikë Egli Pashollari në Tiranë

    20.02.2026

    Pegasus dhe Labopharma, GJKKO lë në fuqi sekuestron e PROVAVE

    20.02.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Medaljen e artë në Matematikë! Bashkia Cërrik nderon kampionin e ri të shkencës

    Nga InfoNews19.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Medaljen e artë në Matematikë! Bashkia Cërrik nderon kampionin e ri të shkencës

    CËRRIK – Pas jehonës së madhe që suksesi i tij pati në rrjetet sociale dhe më gjerë, Bashkia e Cërrik priti sërish sot në ambientet e saj Lorisin, djaloshin që ngriti flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e artë në Matematikë dhe medaljen e bronztë në Kimi.

    Ky vlerësim vjen pas arritjes së jashtëzakonshme të të riut, i cili jo vetëm përfaqësoi denjësisht qytetin e tij, por i solli Shqipërisë një tjetër moment krenarie në fushën e dijes dhe shkencës. Sipas njoftimit zyrtar, suksesi i Lorisit nuk konsiderohet thjesht arritje personale, por një fitore për gjithë komunitetin – për shkollën, mësuesit dhe çdo qytetar që beson në fuqinë e arsimit.

    Me vendim të Këshillit Bashkiak, Bashkia ka konfirmuar se do të vazhdojë të qëndrojë pranë Lorisit në rrugëtimin e tij akademik, duke theksuar se mbështetja nuk duhet të jetë vetëm në momentin e duartrokitjeve, por në çdo hap drejt sukseseve të ardhshme.

    Një mirënjohje e veçantë iu shpreh edhe mësueses së tij, Flutura Hoxholli, e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të këtij suksesi, për përkushtimin dhe besimin e vazhdueshëm ndaj nxënësit të saj.

    “Na bën krenar, Loris. Bashkia Cërrik do të jetë gjithmonë pranë atyre që nderojnë emrin e saj me punë, talent dhe përkushtim”, thuhet në reagimin zyrtar.

    Ky është një tjetër dëshmi se investimi në arsim dhe mbështetja e talenteve të reja mbetet një nga prioritetet kryesore për komunitetin e Cërrikut.

    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    E PLOTË/ Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite më parë tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit

    20.02.2026
    Aktualitet

    Vritet me thikë Egli Pashollari në Tiranë

    20.02.2026
    Aktualitet

    Pegasus dhe Labopharma, GJKKO lë në fuqi sekuestron e PROVAVE

    20.02.2026
    Aktualitet

    Përplasje titanësh për 2.5 mln euro te AKSHI

    20.02.2026
    Aktualitet

    Babai i armatimeve, kush është Ylli Zalla?

    20.02.2026
    Aktualitet

    Protesta e dhunshme, Policia i lë dopio gjashtën në dorë PD: Nuk marrim përsipër…

    20.02.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    E PLOTË/ Egli Pashollari u vra nga Gazmend Buçpapa! 5 vite më parë tentoi t’i fuste alkool në qeli Emiljano Shullazit

    20.02.2026

    Vritet me thikë Egli Pashollari në Tiranë

    20.02.2026

    Pegasus dhe Labopharma, GJKKO lë në fuqi sekuestron e PROVAVE

    20.02.2026

    Përplasje titanësh për 2.5 mln euro te AKSHI

    20.02.2026

    Babai i armatimeve, kush është Ylli Zalla?

    20.02.2026
    Më të lexuarat

    Vjedhja e fondeve IPARD, SPAK drejt arrestimeve, thellohen hetimet

    Nga InfoNews16.02.20261

    Vjedhja e fondeve IPARD, SPAK drejt arrestimeve, thellohen hetimet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

    Porositi vrasjen e Ardit Spahiut nga Dubai, ja me sa vite dënohen Franc Çopja, Flobenc Mecja dhe Mikael Qosja

    17.02.2026

    Në krye SIGAL dhe INTERSIG, kompanitë e sigurimeve rrisin fitimet, por ulin dëmshpërblime, STATISTIKAT zyrtare!

    29.08.2025

    Zv.Drejtori u pezullua, ja kush bëhet numri dy i Policisë së Tiranës

    17.02.2026

    Nga PENG në PENGMARRËS? Dyshime ndaj Gerond Meçe për abuzim financiar me fondet e AKSHI

    16.02.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.