Close Menu
InfoNews.alInfoNews.al

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Investigim
    • Sport
    • Bota
    • Editorial
    Facebook Instagram
    InfoNews.alInfoNews.al
    Aktualitet

    Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI

    Nga InfoNews09.02.2026Pa Komente
    Ndaj Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link
    Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI
    Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI
    Ndaj
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

    Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI

    Hetimet për dosjen e bujshme të AKSHI-t kanë hyrë në një fazë më intensive pas dëshmisë së Daniel Shimes, ish-zëvendësdrejtor i këtij institucioni, i cili ka deklaruar se veprimet abuzive janë kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të Mirlinda Karçanajt.

    Dëshmia e tij, e konsideruar kyçe nga organi i akuzës, ishte ajo që i hapi rrugë SPAK-ut për të siguruar mbështetjen e Apelit të GJKKO-së në lënien në arrest shtëpie të Karçanajt dhe zëvendëses së saj, Hava Delibashit.

    Dosja e AKSHI-t konsiderohet një nga më të mëdhatë e dekadave të fundit, ku hetimet kanë zbuluar një skemë të gjerë manipulimi tenderash, rritje fiktive kostosh dhe presioni ndaj kundërshtarëve përmes pengmarrjes.

    Në qendër të kësaj skeme sipas SPAK qëndrojnë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa dhe të tjerë dyshohet se kanë zbatuar urdhrat e kësaj dysheje, me Beqirin të përshkruar si figurë ekzekutuese në shërbim të Agasit.

    Megjithëse ndaj Agasit dhe Beqirit është urdhëruar arresti dhe ata rezultojnë në arrati, pagesat nga AKSHI drejt kompanive të lidhura me dosjen nuk janë ndalur.

    Të dhënat e konsultuara nga skyweb.al përmes platformës OpenSpending Albania tregojnë se vetëm dy ditë pasi SPAK shpalli në kërkim pronarin e saj, kompania Horizon e Ermal Beqirit ka përfituar një pagesë prej rreth 430 mijë lekësh nga AKSHI për mirëmbajtjen e platformës së Agjencisë së Prokurimeve Publike, si pjesë e pagesave periodike.

    Pagesa pas operacionit të SPAK te AKSHI ka marrë edhe kompania First e Gëzim Hoxhës, edhe ai me masë sigurie nga GJKKO për skandalin AKSHI.

    Skandali zgjerohet edhe më tej me rastin e kompanisë Fastech të Andis Papës.

    Sipas të dhënave të konsultuara nga Skyweb.al, kjo kompani ka përfituar gjithsej rreth 31.6 milionë lekë, ose afërsisht 350 mijë euro, që nga data 8 dhjetor, periudhë kur SPAK kërkoi masën e sigurimit “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Papën, i dyshuar si pjesë e skemës së zhvatjes së fondeve publike përmes AKSHI-t.

    .

    Pagesa të marra nga kompania Fastech nga AKSHI sipas thesarit. Burimi: OpenSpendingAlbania
    Pagesa të marra nga kompania Fastech nga AKSHI sipas thesarit. Burimi: OpenSpendingAlbania

     SPAK dyshon se Andis Papa me Fastech ka shërbyer si hallkë në pastrimin e parave, përmes një transaksioni rreth 10 milionë eurosh për blerje çokollatash dhe biskotash.

    Ky transaksion, sipas hetimeve dyshohet se kishte për qëllim legalizimin e fitimeve nga tenderët abuzivë.

    Prokuroria ka deklaruar se procedurat e prokurimit manipuloheshin për t’u fituar nga kompani të kontrolluara nga Ermal Beqiri dhe Andis Papa, ndërsa fitimet transferoheshin në mënyrë fiktive te subjekte të tjera, në pronësi të grupit nën koordinimin e Ergys Agasit.

    Sipas akuzës, skema funksiononte në bashkëpunim të ngushtë mes aktorëve privatë dhe drejtuesve të institucionit.

    Pagesa të marra nga kompania First nga AKSHI sipas thesarit. Burimi: OpenSpendingAlbania
    Pagesa të marra nga kompania First nga AKSHI sipas thesarit. Burimi: OpenSpendingAlbania

    Nga ana tjetër, ndërsa Agasi dhe Beqiri rezultojnë në arrati dhe Papa vijon të përfitojë pagesa, aktiviteti ekonomik duket se vazhdon pa ndërprerje përmes figurave të tjera.

    Të dhënat tregojnë se Gerond Meçe, përmes kompanisë Advance Business Solutions, ka përfituar rreth 40 mijë euro pagesa nga AKSHI dhe institucione të tjera që prej fillimit të dhjetorit. Në të njëjtën kohë, kjo kompani rezulton të ketë fituar disa kontrata të reja, duke u rikthyer në skenë pas largimit të aktorëve kryesorë të skemës.

    Pagesa të marra nga kompania Advanced Business Solutions nga AKSHI sipas thesarit. Burimi: OpenSpendingAlbania
    Pagesa të marra nga kompania Advanced Business Solutions nga AKSHI sipas thesarit. Burimi: OpenSpendingAlbania

    Pamja që del nga të dhënat financiare është se, pavarësisht arrestimeve, masave të sigurisë dhe arratisjes së figurave kyçe, fluksi i parave publike nuk është ndalur.

    Ndryshojnë emrat që dalin në skenë, por mekanizmi vijon të funksionojë, ç’ka tregon se ndërkohë që aktorët dhe regjisori i skandalit AKSHI janë në kërkim dhe arrati, “producenti” ndodhet ende në Tiranë duke futur dhe nxjerrë nga skena personazhe të ndryshëm me qëllim që të vijojë spektakli me fondet publike te AKSHI. /skyweb.al

    Andis Papa Daniel Shimes Ergys Agasi ermal beqiri Gerond Mece Gerond Meçe dhe Andis Papa i Fastech vijojnë marrjen e pagesave nga AKSHI Gëzim Hoxha Hava Delibashi Mirlinda Karcanaj
    Ndaj. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email WhatsApp Copy Link

    Të Ngjashme

    Aktualitet

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026
    Aktualitet

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026
    Aktualitet

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026
    Aktualitet

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026
    Aktualitet

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Aktualitet

    EMRAT/ Çështja e tokave në Zvërnec, SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës

    26.06.2026
    Shto një koment
    Komentet Cancel Reply

    Të Fundit

    Ja bizneset në Shqipëri që janë në listën e zezë amerikane!

    27.06.2026

    Droga lum, mesazhet mes Musaj dhe Aliut: Boli në Brazil ka mësuar për suksesin tonë dhe tani kërkon bashkëpunim

    27.06.2026

    Tigrat flenë gjumë në Vlorë dhe marrin 70 milionë euro! Qytetarët: Përgjegjës është Balluku, Verdho dhe Erald Elezi

    27.06.2026

    Çfarë ndodhi mbërmë në Kamëz? Reagon Policia: I riu mori kallashin direkt…

    27.06.2026

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    26.06.2026
    Më të lexuarat

    Të shtëna me armë në Kamëz… Alarmohet policia

    Nga InfoNews26.06.20260

    Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në…

    Thahen llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra

    25.06.2026

    Ylli Zalla i bën gol RENEA-s, Policia: I arrestuam shokun dhe i shoqëruam vëllanë…

    23.06.2026

    Zbulohet identiteti i vajzës bjonde në burgun e Peqinit, takoi 2 të dënuar!

    22.06.2026

    Plas arma në Shkodër

    25.06.2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Instagram

    InfoNews.al është një portal informativ i pavarur dhe bashkëkohor, i dedikuar për të sjellë lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara për publikun shqiptar dhe më gjerë.

    Me një strukturë të qartë dhe përmbajtje të përditësuar në kohë reale, InfoNews.al ofron lexuesve një pasqyrë të plotë të ngjarjeve më të fundit, analizave të thelluara dhe zhvillimeve globale.

    Whatsapp: +355 69 792 4329
    Email:
     redaksia@infonews.al

    Facebook Instagram
    © 2026 InfoNews. Zhvilluar nga E/Digital Studio

    Shkruaj më sipër dhe shtyp Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për të anulluar kërkimin.