SKANDALI KURUM! Si ja mbathën kokat, nga Arif Shkalla, Mbarime Koroci, Olizana Pemati tek Doni e Gjovana Doni Sokolaj
Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Prokuroria konfirmoi më 24 dhjetor 2025 se konteinerët mbartnin mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme me origjinë nga furnaltat e kompanisë “Kurum International”, duke dokumentuar me gjasë krimin më të rëndë mjedisor të dekadave të fundit në Shqipëri.
Sipas rezultateve të ekspertimit të kryer në Itali, mbetjet i përkasin kategorisë së pluhurit të furrës elektrike me qark – EAFD; të klasifikuara si të rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar dhe me përmbajtje shumë të lartë të zinkut dhe hekurit, të shoqëruara me plumb, bakër, mangan, kalium, kalcium dhe squfur.
Në një seancë maratonë, që zgjati prej mëngjesit deri pasdite vonë, Gjykata e Durrësit rivlerësoi masat e sigurisë ndaj 20 të arrestuarve në lidhje me mbetjeve të rrezikshme të kompanisë KURUM, që vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano.
8 masa arrest në burg u konfirmuan, mes të cilëve drejtori i departamentit të shitjeve në Kompaninë Kurum, Shaban Hyseni, si dhe administratori i kompanisë koncensionare në terminalin e portit të Durrësit EMS APO, ku u depozituan mbetjet në korrik të vitit 2024 përpara se të niseshin e të ktheheshin pas nga Tajlanda, 3 muaj më pas.
4 të tjerëve nga arrest me burg iu ndryshua masa në arrest shtëpie, punonjës të doganës së Durrësit, një specialist i mjedisit të Kurum, dhe një inspektor te Agjencia Kombëtarë e Mjedisit. Vetëm një doganiere, Julian Kapedani, nga burgu mori masën detyrim paraqitje.
Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në detyrim paraqitje, 6 gra të cilat më herët kishin arrest shtëpiak, përfshirë ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, aktualisht drejtuese e Arsimit Para universitar.
Vetëm Mirjeta Zotaj, kontabiliste e kompanisë Sokolaj që eksportoi 2800 tonë mbetjet e rrezikshme të KURUM duke falsifikuar faturat, mbetet në arrest shtëpie. Seanca u zgjat pasi avokatet kërkuan kohë për t’u njohur me materialet hetimore.
Personat e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre, kontrabande dhe falsifikime. Pas alarmit të shoqatave mjedisore mbetjet e KURUM u kthyen ne vendin tonë në vitin 2024 dhe ende s’dihet se çfarë do të bëhet me to.
Personat e arrestuar:
ARREST NË BURG:
Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N” – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N” – “”Menaxhimi i mbetjeve”.
ARREST SHTËPIAK
Kejdi Ahmetaj -Drejtoria e Inspektimit, AKM, ‘shpërdorim detyre’
Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluar ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” ” – “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
NDALIM I DALJES JASHTË SHTETIT DHE DETYRIM PARAQITJE:
Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”
Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”
Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
Julian Kapedani – Dega e Doganës Durrës
Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM
DETYRIM PARAQITJE:
Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kërkim janë 2 administratorët e kompanisë “Kurum Internatioanl”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum. Efektivët e policisë nuk mundën të arrestojnë as Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisë Sokolaj që eksportoi 2800 tonë mbetjet të rrezikshme të Kurum nga porti i Durrësit, dhe që më tej Tajalanda i riktheu në Shqipëri në tetor të 2024-ës.
Në kërkim mbetet edhe bashkëshorti i pronares së kompanisë që eksportoi mbetjet, Doni Sokolaj, me nënshtetësi kroate, kompania tjetër e të cilit GS Minerals mundësoi me disa kontrata qiraje depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit.
PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM
Erdal Demir, Administratori i “Kurum International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Yusuf Sezai Kurum, 46 vjeç Administrator me prokurë i “Kurum” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Harun Sarica 42 vjeç, banues në Turqi; Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” – “Menaxhimi i mbetjeve”
Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” – “Transporti i mbetjeve”.
Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”.
Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”Shpërdorimi i detyrës”.
Doni Sokolaj 57 vjeç – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
